Teknologjia kundër duhanpirjes pasive - Business Magazine Albania

Teknologjia kundër duhanpirjes pasive

duhanpirje

Zhvillimi i teknologjisë dhe shkencës ndihmon në eliminimin e duhanpirjes pasive.

Jetesa jonë e përditshme ka ndryshuar rrënjësisht, paralel me zhvillimet teknologjike. Një nga cështjet më delikate të shëndetit, sic është duhapirja, prej disa vitesh është adresuar nga kërkimet shkencore dhe teknologjike. Falë këtyre zhvillimeve, janë krijuar produkte alternative duke u bazuar në të dhëna shkencore, që eleminojnë atë që konsiderohet shkaku i sëmundjeve lidhur me duhanpirjen: DJEGIEN.

Konsumi i cigareve në mjediset e brendëshme nuk është i dëmshëm vetëm për duhanpirësit, por dhe për njerëzit përreth tyre. Një jo-duhanpirës edhe pse nuk konsumon vetë cigare është njëlloj i ekspozuar ndaj rrezikut përsa kohë thith tymin e cigares që digjet.

Në 2021 nuk ka më arsye për t’i rezistuar teknologjisë. Studimet dhe kërkimet e shumta shkencore, krahas ofrimit të alternativave më pak të dëmshme për duhanpirësit, po u vijnë në ndihmë dhe njerëzve përreth tyre, duke shmangur tymin që gjenerohet nga djegia e duhanit.

Aroma e pakëndëshme, që ndjehet në mjediset e mbyllura ku konsumohet duhan, është efekt i tymit që del nga djegia e cigares i cili qendron pas për një kohë të gjatë.

Lexo: PHILIP MORRIS PREZANTON OBJEKTIVAT E KOMPANISË PËR TË ARDHMEN E AFËRT

Kur ndizet një cigare (ose puro), shumica e tymit nuk shkon vetëm në mushkëritë e duhanpirësit, por ajo shpërndahet në ajrin përreth ku dhe ata që janë pranë mund ta përthithin atë. Duhanpirja pasive është kur njerëzit përreth preken nga tymi i “dorës së dytë” që është tymi që nxjerrin duhanpirësit si dhe tymi që del nga fundi i ndezur i cigares.

Kur njerëzit përreth thithin përmes ajrit, tymin e cigares, kjo nuk është vetëm e pakëndshme për ta, por ndikon dhe shëndetin e tyre. Njerëzit që janë të ekspozuar rregullisht ndaj tymit të dorës së dytë afektohen prej tij, njësoj si duhanpirësit.

Gjatë pirjes së një cigareje, vetë tymi përmban më shumë se 7000 substanca, por për njerëzit përreth, ky tym është një përzierje e më shumë se 4000 kimikate, toksina dhe substanca që shkaktojnë sëmundje.

Ndërsa lënia e duhanit është zgjidhja më e këshillueshme, dikush mund të mos jetë gati për të marrë këtë vendim. Por dhe këtu ka zgjidhje përmes zhvillimeve teknologjike të duhanpirjes pa djegie e pa tym.

Nga vetëdijësimi në rritje për rreziqet e shoqëruara me duhanpirjen tradicionale, industria e duhanit ka zhvilluar alternativa me reduktim të përbërësve të dëmshëm.

Lexo: Si po e përdor Japonia superkompjuterin më të fuqishëm të botës për të përshpejtuar mjekësinë e personalizuar.

Ndër këto mundësi, spikat investimi prej miliarda dollarësh i Philip Morris, për të zhvilluar IQOS, një pajisje që ngroh por nuk e djeg duhanin, në mënyrë që të shmanget tymi, hiri, katrani dhe duhanpirja pasive.

Ngrohja e fijeve të duhanit përmes IQOS nuk gjeneron tym, por avuj të cilët përmbajnë deri në 90% më pak përbërës të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm krahasuar me cigaret tradicionale. Duhanpirja me IQOS është pa erë, dhe mbetet alternativa më e mirë kundrejt cigareve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0