Teknologjia e estetikës Byas. Me 22 Shtator, ekspertët e shitjes ftohen të bëhen pjesë e këtij projekti - Business Magazine Albania

Teknologjia e estetikës Byas. Me 22 Shtator, ekspertët e shitjes ftohen të bëhen pjesë e këtij projekti


Byas, teknologjia gjermane në fushën e kozmetikës do të hyjë në tregun shqiptar duke nisur nga Shatori i këtij viti. Me 22 Shtator kompania bën hapjen zyrtare.

Konferenca, e cila do të zhvillohet në Tiranë, krahas drejtuesve të kompanisë, do të ketë edhe përfaqësues nga fusha e mjekësisë, të cilët shpjegojnë funksionin e pajisjes teknologjike. Aparati, bën të mundur të keni qendrën estetike në shtëpinë tuaj, për një kosto shumë të ulët.

Pjesë e eventit, mund të jenë blerës të interesuar, por mbi të gjitha ekspertë në shitje. Nëse ke aftësi komunikimi, shitjeje dhe menaxhimi, kjo mund të jetë një mundësi për ty për të zhvilluar një biznes të mirëfilltë shitjesh.

Angazhimi yt në këtë rast mund të të bëjë një sipërmarrës të fuqishëm në fushën e kozmetikës.

Byas, produkt teknologjik me shumë funksione, pritet ty hyjë fillimisht në tregun tonë me pajisjen e trajtimit të fytyrës dhe rritjes e shtimit të flokëve. Pajisja e Byas, cilësohet si një revolucion i ngjashëm me atë të smartphone, i cili solli në duart e njerëzve të gjithë botën e informacionit.

Lexo: Rezultatet e klinikës estetike në një dorë, ashtu si bota e informacionit në celular

Byas, produkt i Wellstar është shtrirë tashmë pothuasje në të gjithë Europën, Azi dhe vitin e ardhshëm pritet të futet edhe në tregun amerikan.

Nëse doni të provoni veten dhe të jeni ndër të parët që e udhëheq këtë projekt në Shqipëri

Kontaktoni në:

Byasalbania@gmail.com

Telefon 0682071983

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0