Rezultatet e klinikës estetike në një dorë, ashtu si bota e informacionit në celular - Business Magazine Albania

Rezultatet e klinikës estetike në një dorë, ashtu si bota e informacionit në celular


Një kompani e re gjermane në fushën e teknologjisë estetike sapo ka hyrë të tregun shqiptar dhe po kërkon partnerë për zhvillimin e biznesit të saj.

Ne kemi takuar përfaqësuesin e kompanisë Marco Fattorelli, gjatë vizitës së tij të parë në Tiranë. I pyetur për planin e tij të biznesit ai tregon se, kompania gjermane me të cilën bashkëpunon ka 13 vjet në treg. Ajo është e specializuar në ushqim, në pjesën e integratorëve ushqimorë. Por, ka vlerësuar mundësinë e rritjes, që sot në 2019-ën, është orientimi në teknologji.

“Ne nuk kemi shpikur asgjë. Por, jemi përpjekur të bëjmë atë që ka bërë Iphonë në 2007-ën. Kemi marrë disa teknologji estetike të bukurisë, që bëjnë radiofrekuencë, elektrostimulacion muskular dhe iontoforezi. I kemi bashkua, zvogëluar dhe vendosur brenda një pajisje sa telefoni, duke bërë që të ulet kosto dhe të krijohet mundësia që të gjithë t’i lejojnë vetes rezultatet e vërtëta të një klinike të specializuar estetike”.

Shqipëria është një treg i ri për Byas. “Sot kemi ardhur në Shqipëri për të kërkuar personat, sipërmarrësit që duan diçka më shumë, të cilët janë të kënaqur me punën që kanë e duan diçka të re, ose sipërmarrës, apo aktorë në rrjetet e tregtisë, të pakënaqur në një treg të vjetër apo të rëndë dhe duan të hynë në një treg të ri”.

Për nga niveli i konkurrencës, Marco e krahason Byas me Coca-Cola pa Pepsin në treg. “Nuk kemi konkurencë në treg. Kemi teknologji ekzistuese. Por, ne i kemi vendosur së bashku, kemi ulur kostot, dhe kohën e përdorimit. Gratë po bëjnë mrekulli me trupin e tyre”. Ndërmarrja gjermane ka zgjedhur sistemin e shpërndarjes përmes netëork marketing.

Pse ky sistem?! “Kjo teknologji, e vendosur në qendrat tregtare, në sisteme të tjera do të kishte sukses vetëm me disa persona, pasi klienti nuk do të mund të shikonte rezultatin. Ajo që bëjmë është të shkojmë falas tek personat dhe u tregojmë se si ndyshon gjysma e fytyrës me trajtimin e teknologjisë tonë për vetëm 9 minuta. Rritet hidratimi, shkëlqimi dhe shikon që gjysma e fytyrës ngrihet, ndërsa gjysma e patrajtuar mbetet në vend”, sipas Fatorellit. Ndaj klienti pyetet: nëse ka këto rezultate, do të të pëlqente ta kishe me një kosto më të ulët se telefoni? Zakonisht njerëzit thonë po. Ka persona që e blejnë menjëherë, të tjerë më vonë. E bukura është se ne nuk kemi nxitim për shitje. Duke qenë të parët në treg, Byas po ndërton një projekt së bashku dhe direkt shitje produkti.

Në këtë projekt, Marco shoqërohet nga bashkëpunëtorja e tij me origjinë shqiptare Nereida-Cristina Xhakolli

Përfaqësuesi i kompanisë thotë se, “Ajo që po kërkojmë sot është të gjejmë njerëzit që mund të shohin në këtë teknologji projektin e tyre të jetës. Një mjet ku të arrish të kesh sukses, duke zhvilluar një sipërmarrje të tyren me risk zero. Risku i vetëm është se nëse nuk bën më aktivitet të mbetet në shtëpi dhe e përdor për vete”.

Projekti sipas tij, u vlen personave me interes për ta zhvilluar. Një sipërmarrës shqiptarë në këtë drejtim mund të arrijë në tregje të tjera, nëse ka aftësi të mira shitje. “Po kërkojmë sipërmarrës që kanë një mentalitet sipërmarrësi pa kufinj, ku ka një risk të ulët, ku shpenzimi është vetëm koha që do të mundësojë të dërgosh në shtëpi shumë para, në bazë të impenjimit që angazhon. Këtë po bëjmë sot në shqipëri. Po kërkojmë këta persona”, thotëe Fatorelli.

Në një apparat të trajtimit të fytyrës ka më shumë se 75 programe, ku flitet për iontoforezi, e cila mundëson trajtimin në lëkurë. Kemi teknologjinë që mundëson futjen e acidit ialuronik. Pas një moshe të caktuar trupi ynë nuk e prodhon më, por që është një molekulë esenciale për të mbetur të rinj. Me kalimin e moshës acidi ialuronim nis të mungojë në lëkurë dhe ne e injektojmë aty. Kremrat bëjnë efektin e tyre, por funksionojnë vetëm në sipërfaqë dhe shumë pak në thellësi, duke krijuar ndjesinë e mirëqënies, por jo mirëqenien e vërtetë. Këtë të fundit e kanë persona që kanë mundësi të shkojnë në qendra të mëdha estetike. Fatorelli thotë se, “Ne sot kemi bërë diçka të rëndësishme, keni bërë së bashku të gjitha teknologjitë dhe i sjellim në shtëpi, duke u mundësuar edhe nënave që nuk kanë mundësi të shkojnë në klinika estetike çdo 15 ditë, të mund ta bëjnë këtë në shtëpi, me pak para, por me të njëjtin rezultat për të qenë 10-15 vjeç më të reja”.

Byas, produkt i Wellstar është shtrirë tashmë pothuasje në të gjithë Europën, Azi, dhe vitin e ardhshëm edhe në Amerikë.

Çdo i ri/e re me aftësi shitëse që do të zhvillojë një biznes të ri, apo të sfidojë veten në shitje, mund të bëhet pjesë e këtij projekti. Edhe nëse jeni tashmë të angazhuar me një punë, kjo mund të jetë një mundësi ekstra për të plotësuar të ardhurat që prisni të siguroni, por edhe të rrisni aftësitë tuaja profesionale dhe rrjetin e bashkëpunëtorëve

Byasalbania@gmail.com

Telefon 0682071983

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0