Teknologjia dhe sfidat e sezonit turistik: Beach Master, një mundësi e re për bizneset në plazh - Business Magazine Albania

Teknologjia dhe sfidat e sezonit turistik: Beach Master, një mundësi e re për bizneset në plazh

Teknologjia dhe sfidat e sezonit turistik: Beach Master, një mundësi e re për bizneset në plazh

Me rritjen e temperaturave, Shqipëria i afrohet një tjetër sezoni të nxehtë turistik. Fluksi i vizitorëve të huaj është rritur ndjeshëm, me mbi 11 milionë vizitorë të huaj që kanë vizituar vendin në vitin 2024. Kryeqyteti, bregdeti dhe zonat veriore janë kthyer në destinacione të preferuara, ndërsa industria përballet me ndryshime të mëdha: investime të reja në hotele me 5 yje, punësim të stafit të huaj për të ulur kostot dhe për të përballuar fluksin, si dhe rregullore të reja për stacionet e plazhit. Të gjitha këto sjellin sfida dhe nevojën për përmirësim të menaxhimit.

Këtu hyn në lojë teknologjia, e cila synon të thjeshtojë proceset për bizneset dhe të përmirësojë përvojën e turistëve. Një nga risitë është Beach Master, një aplikacion shqiptar i krijuar me një qëllim të qartë: të zgjidhë problemin e menaxhimit të shezlloneve.

Fundi i fletoreve dhe kaosit në plazh

Në shumë plazhe, rezervimet ende mbahen me fletore të shkruara me dorë. Kjo mënyrë krijon konfuzion, pakënaqësi dhe humbje për biznesin. Ankesat për çmimet, mungesën e transparencës dhe përvojën jo profesionale përkthehen në komente negative online që dëmtojnë imazhin e biznesit në radhë të parë, por edhe të turizmit shqiptar. Beach Master sjell zgjidhjen: një aplikacion i thjeshtë që u lejon pushuesve të rezervojnë shezllonin me pak klikime, ndërsa bizneseve u jep mundësinë të menaxhojnë rezervimet, pagesat dhe hapësirën në kohë reale. Kjo ul kostot, shmang gabimet dhe rrit të ardhurat.

Rritja e turistëve dhe pritshmëritë 

Turistët e huaj nxitur dhe nga promovimi i vazhdueshëm i Shqipërisë vijnë me pritshmëri të larta dhe të qarta: informacion të plotë, mundësi për rezervim paraprak dhe pagesa të sigurta. Mungesa e këtyre shërbimeve sjell konfuzion dhe krijon një zinxhir komentesh negative në platformat globale.  Beach Master ofron pikërisht këtë: transparencë, planifikim nëpërmjet rezervimit paraprak dhe lehtësi në përdorim, duke iu afruar standardeve të rajonit.

Lexo edhe:“Me dashurinë për bletët dhe tokën”: Historia frymëzuese e Flora Salit dhe Fermës Sali

Menaxhim më i mirë i stafit

Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore vendase, shumë biznese po punësojnë staf të huaj gjatë sezonit. Kjo nxit nevojën për sisteme praktike dhe të kuptueshme për të gjithë ekipin. Është gjithashtu një mënyrë për të kontrolluar punën e secilit.  Me Beach Master, procesi i menaxhimit bëhet më i qartë dhe efikas – duke ulur gabimet, rritur efektivitetin dhe përmirësuar shërbimin ndaj klientit. Por dhe menaxhimin e stafit.

Investime të reja dhe kërkesa më të larta

Zinxhirët ndërkombëtarë që po hyjnë në tregun shqiptar, kryesisht në zonën e bregdetit,  kërkojnë standarde të larta dhe mjete të integruara për menaxhimin e operacioneve. Beach Master është në linjë me këto pritshmëri – një platformë novatore në desktop, tablet, mobile që i përgjigjet kapaciteteve të zinxhireve hoteliere me 5 yje. 

Teknologjia dhe sfidat e sezonit turistik: Beach Master, një mundësi e re për bizneset në plazh
Teknologjia dhe sfidat e sezonit turistik: Beach Master, një mundësi e re për bizneset në plazh

Zbatimi i rregulloreve të reja

Qeveria ka miratuar kritere të reja për stacionet e plazhit – përfshirë distancat mes shezlloneve, informimin për tarifat dhe aksesin publik. Beach Master ndihmon bizneset të përshtaten me këto rregulla, duke ofruar një platformë që garanton transparencë dhe njëkohësisht maksimizon përdorimin e hapësirës për të siguruar më shumë të ardhura.

Shqipëria në SEPA – një lehtësi shtesë për pagesat

Prej këtij muaji, Shqipëria është zyrtarisht pjesë e zonës SEPA, që thjeshton pagesat në euro nga vendet e BE-së. Kjo risi rrit aksesin e turistëve në shërbime online dhe ul kostot e transfertave. Për aplikacione si Beach Master, kjo do të thotë më shumë përdorues dhe më shumë besim nga turistët. Rrjedhimisht lehtësi edhe për bizneset. 

Beach Master. Më shumë sesa një aplikacion

Beach Master nuk është vetëm një aplikacion për shezllone. Është një platformë menaxhimi për përvojën turistike. Ai lidh bizneset me vizitorët, promovon resorte, beach bar-e dhe hotele, dhe ndihmon në krijimin e një industrie më të organizuar, transparente dhe fitimprurëse.
Me teknologjinë në krah, bizneset mund të presin më shumë vizitorë të kënaqur, të rrisin të ardhurat dhe të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme me stafin e tyre.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0