Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ka pezulluar tenderin për dhënien me koncension të tij. Ndërsa prej vitesh tashmë, shpresa e vetme e qeverisë është vënia në punë e këtij termocentrali me gaz. Nafta, sipas studimeve nuk është ekonomike, ndërsa termocentrali nuk u vu në punë asnjëherë edhe për shkak të një defekti që në ndërtim, në impiantin e tij ftohës.
Ministria e Energjisë ka bërë të ditur se ka pasur kërkesa e madje edhe vizita të investitorëve potencialë në TEC-in e Vlorës. Por, sipërmarrësit duket se kanë pikëpyetjet e tyre në këtë drejtim.
Sipas Ministrisë së Energjisë, që nga mesi i Janarit, përfaqësues të 27 kompanive kanë zhvilluar vizita në terren dhe 23 prej tyre u njohën edhe me bazën e të dhënave të investimit të kryer.
Por, burimet zyrtare të ministrisë sqarojnë se, pas vizitës në terren, ka pasur gati 50 kërkesa për sqarime të mëtejshme mbi formën e Kontratës Koncesionare për termocentralin dhe ndërtimin dhe për tubacionin e gazit, i cili sipas tyre, ndikon në hartimin e planeve të biznesit të investitorëve. Ndaj, radha u takon sqarimeve të mëtejshme nga zyrtarët në fushën e e energjisë për investitorët e interesuar.
Prej gati 10 vitesh, TEC i Vlorës, nuk është vënë në funksion. Ndërkohë, nga buxheti i shtetit paguhen çdo vit (që nga ndërtimi), 6 milionë euro, kredi dhe shpenzime për mirëmbajtjen. Kjo shumë ka shkuar kështu sa rreth gjysma e investimit të realizuar (110 milionë euro).
Ndërsa kompanitë do të sqarohen për kushte të mëtejshme të kontratave, dy kushtet e njohura tashmë publikisht janë: nevoja për investim 56 milionë euro (lidhje e TEC-it me gazsjellësin në Fier) dhe rregullim i turbinës së ftohjes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.