"Të vraposh pa këmbë". Historia frymëzuese e Blake Leeper

“Të vraposh pa këmbë”. Historia frymëzuese e Blake Leeper


Patrick “Blake” Leeper lindi më 31 gusht 1989 në Kingsport, Tennessee. Blake lindi pa këmbë poshtë gjurit, dhe që kur ishte 9 muajsh ai ka përdorur vetëm proteza. Në fëmijërinë e tij, Blake u bë pjesë e shumë sporteve si bejsboll, basketboll, etj. 

Leeper bëri daljen e tij të parë në vitin 2009 në Rio de Janeiro. Në vitin 2011 ai fitoi një medalje argjendi në Kampionatin Botëror 4 x 100 m në klasifikimin Relay T42-46 me një kohë rekod prej 42.84. Leeper u zgjodh nga US Paralympics për të përfaqësuar ekipin amerikan

në Rio 2016.

Në këtë video Leeper rrëfen për jetën e tij dhe momentet kur donte të hiqte dorë. Leeper thotë se jeta është 10% ajo që ndodh dhe 90% si i përballon ato që ndodhin.

“Ajo që më mbetet mua të bëj është të buzëqesh, të dalë nga dera me këto këmbë dhe të përballem me çfarëdolloj gjëje që jeta më sjell.”

 

Kur sheh veten në pasqyrë duhet të thuash KY JAM UNË. Në atë moment ti mer kontrollin e jetës tënde. Je i shkurtër, je i gjatë, je kështu, je ashtu, pranoi të gjitha sepse ky është 10% që jeta të ka dhënë. Por mos harro 90% është ajo çfarë ti zgjedh të bësh dhe nëse e kupton këtë koncept asgjë nuk mund të të ndalë.

/Leeper

https://www.youtube.com/watch?v=o1y3zmYhD-c

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0