Te vecantat e Samsung Galaxy S6 - Business Magazine Albania

Te vecantat e Samsung Galaxy S6


Kompania e famshme Samsung, zakonisht i prezanton pajisjet e saj te ardhshme gjate fillimit te vitit, por kete here lajmet dhe thashethemet per Galaxy S6 kane filluar te pushtojne faqet online.
Sipas SamMobile, gjiganti i teknologjise koreane eshte duke punuar per Galaxy S6 nen projektin e koduar te quajtur “Project Zero” i cili ka si qellim te sjelle smartfonin Galaxy me te mire te te gjitha koherave.

Edhe pse madhesia e ekranit nuk eshte permendur ne fjalet qe qarkullojne, thuhet se ky smartfon do te kete nje ekran Quad HD ashtu si Note 4.

Nje ngjashmeri tjeter mes ketyre dy pajisjeve do te jete sensori i kameres IMX240 i cili mund te shoqerohet nga nje lente 16MP ose 20MP, nderkohe qe kamera e perparme pritet te jete 5MP.

Persa i perket hapesires se magazinimit, S6 do te vije ne versionin 32GB, 64GB dhe 128GB. Raporti nuk permendi sasine e RAM-it qe do te kete. Pritet qe pajisja te punoje me procesorin Exynos 7420 octa-core ose me Qualcomm Snapdragon 810.

Ndryshe nga paraardhesit e tij, Galaxy S6 parashikohet te jete me eficent kur behet fjale per kohezgjatjen e baterise dhe gjithashtu me i shpejte. Duke qene se eshte akoma ne fazat fillestare te ndertimit, akoma nuk eshte zbuluar ndonje foto e tij. Mendohet se Galaxy S6 do te lançohet ne fundin e muajit shkurt ose ne fillimin e muajit mars te vitit qe vjen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0