Të rinjtë shqiptarë, të kualifikuar për pozicione pune - Business Magazine Albania

Të rinjtë shqiptarë, të kualifikuar për pozicione pune


Kushtet e punës, niveli i pagave, por dhe ideja e një të ardhmeje të sigurt bëjnë që të rinjtë shqiptar të kërkojnë mundësi punësimi jashtë vendit. Nga ana tjetër krahu i lirë i punës e bën Shqipërinë një vend tërheqës për investitorët e huaj.

Ditën e enjte në Tiranë, Europe Agency dhe drejtuesit e një prej grupimeve më të mëdha të biznesit me bazë në Doha, Qatar, organizuan një seri intervistash me të rinj nga Shqipëria dhe Kosova. Drejtori ekzekutiv i Al Hazm Mall, Z. Mohammed Al Emadi, deklaroi se të rinjtë shqiptar kanë kualifikimin e kërkuar për pozicionet e ndryshme që ofrohen në kompanitë e tyre, duke u shndërruar në bashkëpunëtorë shumë të mirë.

Sipas Ermal Jauri, CEO i Europe Agency, këta të rinj, në pjesën më të madhe, janë të diplomuar çka shton mundësitë e tyre për karrierë jashtë Shqipërisë. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ministri i mirëqenies sociale Blendi Klosi, i cili tha se i sheh këta të rinj si një aset me vlerë, të cilët në një të ardhme do të  kthehen në Shqipëri e do të investojnë dijet dhe të ardhurat e përfituara jashtë vendit.

Kjo është konferenca e dytë e këtij lloji që Europe Agency zhvillon brenda këtij viti me qëllim rritjen e mundësive të punësimit për të rinjtë shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

 

burimi: syri.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0