Ditën e enjte në Tiranë, Europe Agency dhe drejtuesit e një prej grupimeve më të mëdha të biznesit me bazë në Doha, Qatar, organizuan një seri intervistash me të rinj nga Shqipëria dhe Kosova. Drejtori ekzekutiv i Al Hazm Mall, Z. Mohammed Al Emadi, deklaroi se të rinjtë shqiptar kanë kualifikimin e kërkuar për pozicionet e ndryshme që ofrohen në kompanitë e tyre, duke u shndërruar në bashkëpunëtorë shumë të mirë.
Sipas Ermal Jauri, CEO i Europe Agency, këta të rinj, në pjesën më të madhe, janë të diplomuar çka shton mundësitë e tyre për karrierë jashtë Shqipërisë. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ministri i mirëqenies sociale Blendi Klosi, i cili tha se i sheh këta të rinj si një aset me vlerë, të cilët në një të ardhme do të kthehen në Shqipëri e do të investojnë dijet dhe të ardhurat e përfituara jashtë vendit.
Kjo është konferenca e dytë e këtij lloji që Europe Agency zhvillon brenda këtij viti me qëllim rritjen e mundësive të punësimit për të rinjtë shqiptar brenda dhe jashtë vendit.
burimi: syri.net
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto