Të rinjtë po shpenzojnë më shumë kohë në TikTok se para televizorit, thotë raporti anglez - Business Magazine Albania

Të rinjtë po shpenzojnë më shumë kohë në TikTok se para televizorit, thotë raporti anglez

Të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar po shpenzojnë më shumë kohë në rrjetin social TikTok, sesa duke parë televizionin tradicional. Një raport ië Ofcom, thekson ndarjen në rritje të brezave në zakonet e të shikuarit të mediave.

Në sondazhin e tij vjetor të tendencave të konsumit, rregullatori i medias zbuloi se ata të moshës 16 deri në 24 vjeç shpenzonin mesatarisht 53 minuta në ditë duke parë TV tradicionale, vetëm një e treta e nivelit të një dekade më parë.

Në të kundërt, njerëzit mbi 65 vjeç shpenzonin shtatë herë më shumë para kanaleve të tilla si BBC One ose ITV, duke parë pothuajse gjashtë orë transmetim televiziv në ditë – një shifër që është rritur që nga viti 2011. Marrja më e shpejtë e shërbimeve të transmetimit dhe mediave sociale mes të rinjve përbën një sfidë gjithnjë e më të madhe për televizionet tradicionale, pasi ata përpiqen të përballojnë një ngadalësim ekonomik, të kënaqin shikuesit e tyre më besnikë dhe të investojnë për të mbajtur ritmin me zakonet e konsumit që ndryshojnë shpejt.

Lexo edhe: Të bësh miliona përmes TikTok. Ja se si kjo amerikane e arriti këtë?

Ofcom tha se rritja e konsumit tradicional të TV, e nxitur nga pandemia e koronavirusit, kishte përfunduar duke rënë pothuajse 9 për qind që nga viti 2020.

Ndërsa transmetuesit e shërbimit publik përfshirë BBC dhe Channel 4 konsiderohen mirë nga të rriturit më të rinj, shtrirja e tyre javore është në rënie të vazhdueshme me ato grupmosha. Në vitin 2021, për shembull, më pak se gjysma e 16-24-vjeçarëve shikuan të paktën 15 minuta në javë programe në një kanal të shërbimit publik si BBC, ITV ose Channel 4.

Ndërkohë, shtrirja e transmetimit të abonimit në shërbime të tilla si Netflix dhe Disney Plus, dhe platformat sociale të videove, duke përfshirë YouTube dhe TikTok, janë rritur me shpejtësi gjatë dekadës së fundit. Një studim për Ofcom nga kompania e sondazheve Ipsos vlerësoi se ata të moshës 15 deri në 24 vjeç shpenzonin 57 minuta në ditë vetëm në TikTok. Kjo është më e gjatë se 53 minutat që grupmosha 16 deri në 24 vjeç shpenzon duke parë televizion, sipas një sondazhi të veçantë për Ofcom nga BARB, një agjenci e vlerësimit të audiencës.

Financial Times 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0