Të rinjtë e Kiev, leksion hoteleve që rritën çmimet deri në 1000 herë në prag të finales së Champions

Të rinjtë e Kiev, leksion hoteleve që rritën çmimet deri në 1000 herë në prag të finales së Champions


 

Të rinjt e Kievit u kanë dhënë një leksion shumë të mirë hoteleve në prag të finales së Champions League. Te rinjtë në kryeqytetin e Ukrainës, të shqetësuar për çmimet stratosferike të hoteleve për prenotimet në Maj, (kur janë akomoduar lojtarët e Liverpool  dhe Real Madrid) në pritje të finales së Champions League kanë marrë situatën në dorë.

Çmimet e hoteleve kërcyen në vlera mbi 1000 % më të larta se çmimet mesatare.

Një gazetar nga Kievi, Yegor Gordeyev, është përgjigjur duke ofruar katër krevatë në shtëpinë e tij  vetëm përkundrejt biletave të ndeshjes dhe pasaportave të tifozëve të huaj.

Kështu katër të rinjt të huaj, mes tyre një norvegjez përfituan ofertën duke shmangur çmimet marramendëse të hoteleve.

Idea e Gordeyev shumë shpejt u bë një trend i medias sociale dhe një numër i madh ukrainasish po hapin dyer për rastin, duke ofruar krevatë falas, përmes faqes së Facebook “Kyiv FREE couch for football fans 26/05/18”.

Çmimet në shtatorin e vitit të kaluar, (kur disa tifozë kishin prenotuar) ishin vetëm 30 euro për një dhomë. Sot ato kanë arritur në 2000-3000 euro dhe menaxherët e hoteleve nuk u janë përgjigjur klientëve të hershëm, duke i mbajtur dhomat e lira për tifozët që prenotuan së fundi.

Burimi: www. standbynordic.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0