“Të ndalim betejën ligjore”/ Elon Musk dëshiron sërish të blejë Twitter - Business Magazine Albania

“Të ndalim betejën ligjore”/ Elon Musk dëshiron sërish të blejë Twitter

elon musk twitter

Miliarderi Elon Musk ka ndryshuar sërish mendjen për blerjen e Twitterit. Ai ka  deklaruar se tani është i gatshëm të vazhdojë me procedurat për blerjen e kësaj platforme sociale me çmimin që kishte ofruar disa muaj më herët, përpara se të tërhiqej nga marrëveshja.

Ky ndryshim i qëndrimit vjen vetëm disa javë para se të dyja palët pritej të përballeshin në gjykatë për këtë çështje.

Twitter e ka paditur miliarderin Musk, pasi ai u tërhoq nga marrëveshja dhe pritej që të fitonte procesin gjyqësor. Në letër, avokatët e Musk thanë se ai dëshiron që të vazhdojë me kompletimin e transaksionit dhe ka kërkuar që t’i jepet fund betejës ligjore.

Lexo edhe: Twitter njofton ndryshimin e ri, përdoruesit do kenë mundësinë e redaktimit të postimeve

Një zëdhënës i Twitter-it tha se kompania ka pranuar letrën dhe planifikon që të mbyllë marrëveshjen me çmimin prej 54.20 dollarë për aksion, aq sa kishte ofruar Musk në muajin prill. Ky vendim i Musk bëri që aksionet e Twitter-it të rriteshin për më shumë se 20 për qind apo 52 dollarë për një aksion. Megjithatë, vlera e një aksioni është më e ulët sesa çmimi që Musk ka ofruar.

Kur Musk fillimisht shpalosi dëshirën e tij për ta blerë Twitter-in për 44 miliardë dollarë, ai tha se dëshironte që të hiqte llogaritë e rreme dhe ta ruante platformën si një vend për lirinë e shprehjes.

Por, miliarderi u tërhoq nga blerja e kompanisë vetëm disa javë më vonë, duke thënë se kishte shqetësime se numri i llogarive të rreme në platformë ishte më i lartë sesa Twitter kishte deklaruar. Drejtuesit e Twitter-it kanë hedhur poshtë këto akuza, duke argumentuar se Musk – personi më i pasur në botë me një pasuri prej më shumë se 220 miliardë dollarësh – dëshironte që të tërhiqej nga marrëveshja për blerjen e platformës për shkak të çmimit.

 Financial Times 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0