Ka shumë vende të vogla në Europë, me kultura por dhe çmime të ndryshme.
Sipas një infromacioni të mbledhur nga Wanderu për çmimet e shërbimeve dhe të mirave, ku turistët shpenzojnë më shumë, përfshirë hotelet, taksitë, transporti publik, ushqimi, birra, kafe dhe muzetë, këto janë kryeqytetet Europiane më të shtrenjta dhe më ekonomike.
Vendet e Europës Lindore në përgjithësi ofrojnë çmimet më të mira për udhëtarët. Më mirë akoma, ato janë dhe të pasura me atraksione skenike dhe historike; dhe për ata që e duan jetën e natës, ka shumë vende fantastike për të shijuar.
Përsa i përket Europës Lindore, Shkupi i Maqedonisë është kryeqyteti më i lirë në këtë rajon (dhe në të gjithë Europën në përgjithësi), por kostot e ushqimit, pijeve dhe muzeut janë më të larta se ato në disa qytete të tjera kryeqytetase në rajon, përfshirë Ankaranë, Prishtinën dhe Kiev.
Në renditjen rajonale, Kievi është destinacioni më i shtrenjtë i Europës Lindore, por të paktën do t’ju kushtojë shumë më pak se një vizitë në Romë, Londër apo Paris.
Tirana renditet në vendin e gjashtë si një nga vendet më të lira të Europës, ku një natë qëndrimi në hotel për një person kushton 65.09 €; Tarifa e taksive për 1 km është 0.79 €; Bileta për transportin publik 0.32 €; Tre vakte për një person në një restorant të mesëm kushtojnë 11€; Një gotë birrë vendase 0,5 litra kushton 1.19€; Një filxhan kapuçino kushton 1.07 € ; Një biletë muzeu kushton 2.18 €.
/Wanderu
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
