Të ecësh apo të vraposh? - Business Magazine Albania

Të ecësh apo të vraposh?

Të ecësh

Anila Bashllari

Tashmë e dini se çdo lëvizje fizike që bëni i jep humorit tuaj një nxitje të madhe dhe bën një ndryshim të dukshëm në përpjekjet e vazhdueshme për humbje në peshë. Mund të jeni duke pyetur veten nëse është më efektive të ecësh apo të vraposh? Cila është zgjedhja është më e mirë? Vrapi dhe ecja janë dy forma të shkëlqyera të të ushtruarit. Personat që ushtrohen rregullisht ose shpesh kanë zemër më të shëndetshme, kocka më të forta dhe peshë më të ulët trupore sesa personat të cilët kanë aktivitet të ulët fizik. Sugjerohet që secili nga ne të praktikojë një minimum prej 150-300 minutash në javë të një aktiviteti të moderuar ose 75-150 minuta aktivitet të fuqishëm.

Pra, a ka rëndësi nëse i plotësoni ato minuta duke ecur apo duke vrapuar? Argumentet mund të bëhen për të dy rastet, por cili është i përshtatshëm për ju varet nga qëllimet tuaja, marrëdhënia aktuale me palestrën si dhe gjendja juaj shëndetësore. Kur bëhet fjalë vetëm për kaloritë që ju digjni në orë, vrapi është stërvitja më e mirë. Djegia e kalorive varet nga pesha e trupit tuaj dhe shpejtësia në vrapim, i cili shpenzon më shumë energji.

Dëshironi një ide për ndryshimin në djegien e kalorive midis vrapit dhe ecjes? Lexoni pikat e mëposhtme dhe gjeni ku anon interesi juaj më i madh.

Lexo: Shkrihuni energjetikisht me ngjyrën blu…

1-Nëse dëshironi të maksimizoni djegien e kalorive: Dallimi kryesor midis vrapit dhe ecjes është sasia e kalorive që ju digjni (jo për metra, por për kohë stërvitje). Vrapi është një lëvizje intensive që kërkon më shumë aktivizim të trupit, kështu që djeg më shumë kalori në minutë. Por nëse keni kohë të mjaftueshme për të ecur po aq gjatë për djegien e kalorive ekuivalente, atëherë ecja është mirë. Thënë kjo nëse qëllimi juaj përfundimtar është të humbisi peshë, nuk janë të mjaftueshme as vrapi dhe as ecja që të keni suksesin e dëshiruar.. Vetëm ushtrimet nuk janë mënyra më e mirë për të humbur peshë. Kërkimet kanë treguar që duhet të shoqërohen së bashku me kufizimin e kalorive të konsumuara ditore.

2-Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e zemrës: Vrapi e bën zemrën të funksionojë më mirë sesa ecja, kështu që qëndron arsyetimi se do ta bënte atë edhe më të shëndetshme. Por përgjigja përsëri është e bazuar në kohën e shpenzuar me aktivitet fizik. Sipas studimeve është vërtetuar se rreziku i vrapuesve nga sëmundjet kardiovaskulare është 4.5% më i ulët se ai i atyre që ishin joaktivë në aktivitete fizike. Por personat të cilët shpenzojnë në ecje të njejtën kohë sa vrapuesit dhe djegin të njëjtën sasi kalorie, kanë një rrezik 9% më të ulët se ata që janë joaktivë.

3-Nëse dëshironi të zvogëloni yndyrnat në trup: Ju mund të ndihmoni në uljen e sa më shumë yndyrave që akumuloni në trupin tuaj nëse zhvilloni një ritëm të konsiderueshëm midis vrapit dhe ecjes përgjatë aktivitetit tuaj fizik. Alternimi i aktivitetit fizik përkatësisht 10 min vrap dhe 20 min ecje përgjatë një aktiviteti fizik prej 60 minuta në ditë sjell efekte pozitive në gjendjen tuaj shëndetësore. Kjo është tepër e rëndësishme, sepse yndyra është e vendosur në të shumtën e rasteve thellë në zgavrën e barkut, organet përreth si mëlçia dhe pankreasi. Kjo do të thotë që yndyrnat e kthyera në dhjamin në trup mund të shkaktojnë një sërë ndryshimesh metabolike, duke përfshirë rezistencën në rritje të insulinës dhe nivele më të larta të triglicerideve në trup. Ulja e sasisë së dhjamit edhe pa humbur peshë mund të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm të trupit tuaj. Vrapi është shpesh një hap i madh në intensitet nga ecja, kështu që do t’ju këshilloja ta shtoni atë gradualisht në rutinën tuaj. Duke alternuar intervalet me intensitet më të lartë të vrapit me intervalet e ecjes me intensitet më të ulët, ju do të korrni përfitimet pa e tejlodhur dhe stresuar tepër trupin tuaj.

4-Nëse shqetësoheni për kyçet tuaja: Vrapuesit ushtrojnë shumë forcë në momentet e vrapit, por vrapi nuk do të çojë domosdoshmërisht në shkaktimin e artritit më shumë sesa thjesht duke ecur. Një studim i publikuar në revistën “Arthritis Care & Research” thekson se pothuajse 59% e jo-vrapuesve kishin osteoartrit në kyçet e tyre në krahasim me 53% të vrapuesve që raportuan se vraponin më shumë. Gjithashtu, u zbulua se ata që vrapuan më shumë se 1.2 milje në ditë kishin një rrezik 15% më të ulët të osteoartritit, sesa ata që ishin më pak aktivë. Pra, vrapuesit kishin indekse më të ulëta të masës trupore (BMI) sesa personat që kryenin ecje. Peshë më e ulët do të thotë më pak stres në nyje edhe gjatë një aktiviteti me ndikim të lartë si vrapi. Vrapi merr përgjegjësinë për shkaktimin e lëndimeve sepse shumë njerëz që sapo kanë filluar të vrapojnë përpiqen të avancojnë shumë shpejt dhe për pasojë, jo pak herë lëndohen. Nëse dëshironi të përparoni nga ecja në vrap bëjeni atë ngadalë; duke rritur gradualisht shpejtësinë, distancën dhe shpeshtësinë e fazave të vrapit tuaj.

Statistika të thjeshta për një aktivitet fizik efiçent:

  • Të vraposh për 30 minuta me 8 km/orë digjni 298 kalori
  • Të vraposh për 30 minuta me 9 km/orë digjni 372 kalori
  • Të vraposh për 30 minuta me 12 km/orë digjni 465 kalori
  • Të ecësh për 30 minuta me 6 km/ orë digjni 149 kalori
  • Të ecësh për 30 minuta me 7 km/ orë digjni 167 kalori
  • Të ecësh për 30 minuta me 8 km/ orë digjni 186 kalori

Duhet të ecni apo vraponi? Vrapi mund të jetë me intensitet më të lartë dhe me djegie më të mëdha të kalorive sesa ecja, por kjo e fundit është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u lehtësuar stërvitjen. Pavarësisht gjendjes tuaj aktuale shëndetësore, sigurohuni të jeni duke qëndruar aktiv fizikisht çdo ditë. Ushtrimi më i mirë është ai që ju dëshironi të bëni dhe i përshtatet gjendjes tuaj shëndetësore. Ka përfitime shtesë që mund të merren nga vrapi, por ajo që është më e rëndësishmja nga pikëpamja e shëndetit publik është se të gjitha shqetësimet dalin jashtë dhe bëjnë një lloj ushtrimi.

Ecni ose vraponi edhe brenda shtëpisë. Është e rëndësishme të vazhdoni rutinën tuaj të stërvitjes gjatë gjithë vitit, madje edhe në mot të pafavorshëm dhe të ftohtë. Kjo mund të thotë që dalja për shëtitje në natyrë ose vrap, palestër ose vendosja e një mini-palestre në shtëpi janë të barabarta në peshë ndaj efekteve pozitive të shëndetit tuaj.

anilabashllari.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0