Të dhënat janë fuqia e biznesit, përmes tyre arrini sukses

Të dhënat janë fuqia e biznesit, përmes tyre arrini sukses


Të dhënat janë fuqia e biznesit, pa to askush nuk është i zgjuar mjaftueshëm. Ato flasin me zë më të lartë se çdo gjë tjetër. Ky ishte fokusi i eventit Smart Data, Smart Decision, i cili u organizua nga Garazh, në ambientet e Coolab.

Rëndësia e mbledhjes dhe organizimit të të dhënave për të arritur suksesin në biznes apo në çdo fushë tjetër ku veprimet aplikohen në bazë të të dhënave, ishte në qendër të diskutimit. I ftuar në event ishte Corey Young, presidenti i kompanisë Mozenda, e cila është një kompani software në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë fjalës së tij, Corey prezantoi kompaninë, e cila ishte themeluar në vitin 2007 dhe sipas tij po sillte revolucion në mënyrën sesi bizneset i grumbullojnë dhe i përdorin të dhënat nga interneti. Së fundi, Mozenda ka filluar aktivitetin e saj edhe në Shqipëri. I pranishëm në event ishte edhe menaxheri i kompanisë për Shqipërinë, Mirgen Hoxha, i cila tha se dega e Mozenda-s në Shqipëri synon të bëhet qendër për klientët në Europën Perëndimore.

“Ne nuk jemi të përqendruar vetëm tek aktiviteti me bizneset shqiptare, me disa prej të cilave jemi në bisedime, për të finalizuar punën brenda muajit qershor. Zyrat tona do të shërbejnë si një pikë qendrore për bizneset europiane që duan të punojnë me ne”, u shpreh ai.

“Mozenda i analizon të dhënat në mënyrë të thjeshtë, mjafton të shkosh në website, të shkruash të dhënat dhe duke klikuar opsionet e nevojshme, klienti arrin të organizojë të dhënat. Kjo është ajo që bën kompania jonë”, tha Corey.

Kryefjala e eventit ishte se nëse do të punosh në mënyrë të zgjuar, duhet t’i organizosh të dhënat në mënyrë të tillë. Dy folësit kryesorë, Mirgen Hoxha dhe Corey Young e ilustruan mënyrën sesi Mozenda i organizon të dhënat në mënyrë të zgjuar, me shembuj konkretë.

Nëse keni një zinxhir restorantesh dhe aktiviteti juaj është në rënie, atëherë duhet të mësosh saktësisht arsyen pse po ndodh kjo. Duhet të mblidhni të dhënat për klientët tuaj, frekuentimin e restoranteve në orare të ndryshme të ditës, komentet dhe pakënaqësitë që kanë ata ndaj shërbimit tuaj dhe t’i analizoni të gjitha këto. Pikërisht këtë bën Mozenda. Analizon këto të dhëna, për të ofruar një përgjigje apo zgjidhje konkrete për situatën. Vetëm duke njohur veten përmes të dhënave, bizneset mund të rriten dhe të korrin sukses.

I pyetur nga Business Mag për arsyen pse zgjodhi Shqipërinë si vendin ku do të operonte Mozenda, presidenti i saj Corey u përgjigj: “Ne kishim kohë që dëshironim të zgjeronim aktivitetin tonë në vende të tjera të Europës. Zgjodhëm Shqipërinë sepse është vend i bukur, ka njerëz shumë puntorë, të cilët janë të aftë, të talentuar dhe komunikojnë mirë anglisht. Destinacioni është lehtësisht i aksesueshëm në rrugë ajrore dhe është një treg që ka perspektivë”.

Të dhënat janë fuqia e biznesit, pa to askush nuk është i zgjuar mjaftueshëm. Ato flasin me zë më të lartë se çdo gjë tjetër.

Çdo klient mund t’a përdorë Mozenda-n. Ajo mund t’i analizojë të dhënat në çdo gjuhë. Megjithatë, Mozenda përballet me sfida. Për të sfida kryesore është fakti se website-t po përmirësohen gjithnjë e më shumë dhe duhet të ndjekësh ritmin për të përmbushur kërkesat e klientëve.

Pavarësisht sfidave dhe prolemeve, “Ne duhet të luftojmë derisa të gjejmë një zgjidhje, kur gjërat vështirësohen nuk duhet të heqësh dorë, por duhet të përpiqesh deri në fund”, tha Corey.

Të pranishmit në event diskutuan rreth të dhënave, mënyrës sesi website-t kanë evoluar dhe sesi Mozenda po ndihmon në përmirësimin e klimës së bizneseve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0