LinkedIn konfirmon: punonjësit që nuk mund të rriten, largohen - Business Magazine Albania

LinkedIn konfirmon: punonjësit që nuk mund të rriten, largohen

Mund të mos e merrni me mend, por edhe pse kemi parë pushime nga puna në kompanitë e teknologjisë, shumë punonjës japin dorëheqjen nga vendet e punës.

Të dhënat më të fundit nga Byroja e Statistikave të Punës tregojnë se 2.7% e fuqisë punëtore ka dhënë dorëheqjen, që arrin në 4.1 milionë njerëz që japin dorëheqjen. Kjo normë e braktisjes ka qënë qëndrueshme, por edhe pse është më e ulët se numri I dorëheqjeve në fillim të vitit, është ende shumë larg standardeve historike.

Për punëdhënësit, kjo do të thotë se – të paktën për momentin – nuk mund të mbështeten në frikën e pasigurisë ekonomike për të mbajtur në punë punonjësit më të mirë. Çfarë do ta bëjë ekipin tuaj të qëndrojë pranë jush? Ashtu si dorëheqjet e shumta nuk janë diçka e re, edhe përgjigja për këtë pyetje nuk është. Studimi tregon se opsioni më I mirë është t’u ofroni punonjësve tuaj një rritje domethënës në karrierë dhe të dhënat e reja të LinkedIn sapo e konfirmuan atë.

Punonjësit që nuk rriten dot, largohen.

Numri I madh I dorëheqjeve është një fenomen kompleks dhe është e qartë se segmente të ndryshme të fuqisë punëtore kanë motive të ndryshme për dorëheqjen e tyre. Për ata që paguhen me pagat më të ulëta, ndryshimi I vendit të punës është një mënyrë për të rritur të ardhurat. Për njerëz të tjerë, dorëheqja është një mënyrë për t’i shpëtuar një mjedisi toksik, tani që tregu i punës po ofron opsione më të mira.

Por le të supozojmë se ju jeni një shef i denjë që as nuk paguan pak dhe as nuk abuzon me fuqinë punëtore. Megjithatë ju jeni ende duke luftuar për të mbajtur njerëzit tuaj. Cili është problemi, atëherë? Ashtu si të dhënat që tregojnë vrullin e vazhdueshëm të dorëheqjeve janë mjaft të qarta, ashtu janë edhe të dhënat që tregojnë se si duhet të reagojnë punëdhënësit (përtej bazave të një mjedisi të drejtë pune). Sipas të dhënave të fundit shumica e punonjësëve largohen nga pozicionet aktuale për shkak të mungesës së opsioneve për të pasur një rritje në karrierën e tyre.

Lexo: Ekziston vetëm një mënyrë e saktë për të kërkuar falje kur gabojmë në punë

“Mënyra më e mirë për të siguruar që punonjësit mund të shohin rrugën përpara është përmes komunikimit efektiv dhe të vazhdueshëm. Inkurajimi i menaxherëve që të ulen rregullisht me ekipet e tyre për të diskutuar planet e rritjes personale dhe zhvillimit është thelbësor,” tha CEO dhe bashkëthemeluesi i Lattice, Jack Altman, duke nxitur shefat të jenë më proaktivë për t’u treguar punonjësve se si mund të rriten me kompaninë. Raporti i fundit vjetor i kompanisë Global Talent Trends tregon se punonjësit që bëjnë lëvizje të brendshme në kompanitë e tyre kanë gati 20% më shumë gjasa të mos largohen.

Mos lejoni që frika e rënies t’ju shpërqëndrojë nga bazat.

Zëvendëspresidentja e zhvillimit të talenteve të LinkedIn, Linda Jingfang Cai, është shprehur në përmbledhjen e studimit: “Ne e dimë që njerëzit duan të mësojnë dhe të rriten në punë, pavarësisht nga kushtet ekonomike të tyre dhe të tregut. Kjo duket punonjësit që pyesin veten dhe menaxherët e tyre,” Si mund të bëj një punë më të mirë që të mund të paguhem më shumë, të promovohem ose të fitoj pozicionin tim të ardhshëm të ëndrrave?’ Nëse kompanitë i lënë këto pyetje pa përgjigje, në shumicën e rasteve, njerëzit do të largohen në momentin që gjejnë një mundësi më të mirë diku tjetër.”

Lexo: Autori i librit mbi inteligjencën artificiale, tregon punët që ‘IA’-ja nuk do t’i zëvendësojë ende

Udhëheqës, mos u hutoni aq shumë nga shqetësimet legjitime për një rënie të mundshme për të neglizhuar këtë bazë të menaxhimit të talenteve. Punonjësit janë ende shumë të gatshëm ta mendojnë dorëheqje dhe një nga mënyrat më efektive për t’i mbajtur njerëzit tuaj të mos shkojnë drejt derës është të uleni me ta dhe të diskutoni se si mund të rritet karriera e tyre brenda kompanisë.

JESSICA STILLMAN, Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0