Të bëjmë miq dhe jo thjesht kontakte – Startup Grind Tirana - Business Magazine Albania

Të bëjmë miq dhe jo thjesht kontakte – Startup Grind Tirana


Interviste ekskluzive me Endri Mataj, Themelues & Drejtor Ekzekutiv i aktivitetit të mbështetur nga Google for Entrepreneurs.

• Cfarë është Startup Grind?
Startup Grind është një komunitet global sipërmarrësish që ka për qëllim edukimin, frymëzimin dhe lidhjen e sipërmarrësve.
Sot Startup Grind organizohet në 163 qytete, 63 shtete dhe ka arritur në një rrjet prej 173 mijë sipërmarrësish në të gjithë botën, ku çdo muaj ftohen të flasin sipërmarrës të suksesshëm vendas, inovatorë dhe investitorë për të ndarë histori personale dhe mësimet e marra gjatë rrugës së ngritjes së një kompanie të suksesshme. Startup Grind mbështetet në nivel global nga Google for Entrepreneurs.

• Si lindi dhe kujt i drejtohet si nismë?
Startup Grind është themeluar në Shkurt 2010 në një zyrë të vogël në Palo Alto, Kaliforni nga Derek Anderson dhe Spencer Nielsen, dhe qëllimi i parë ishte mbledhja e një grupi miqsh të cilët mund të ndihmonin njëri-tjetrin në fushën e sipërmarrjes.
Ne kemi si qëllim të ndërtojmë…

një rrjet të ndërlidhur sipërmarrjesh të reja (Start Up) për të ndihmuar nxitjen e inovacionit, rritjen ekonomike dhe prosperitetin në nivel lokal.

• Cfarë ‘boshllëku’ plotëson në aktualitetin e sotëm?
Rruga për ngritjen e një kompanie është e gjatë dhe mundimshme. Themeluesit kanë nevojë për një edukim të vazhdueshëm, frymëzim për idetë e tyre dhe lidhje të reja biznesi në mënyrë që të rrisin mundesitë e suksesit të sipërmarrjeve të tyre. Startup Grind Tirana kërkon të përmbushë pikërisht këtë boshllëk duke krijuar një komunitet lokal sipërmarrësish. Për këtë qëllim, Startup Grind Tirana organizon aktivitete mujore, ku ftohen sipërmarrës të suksesshëm vendas dhe të huaj për të ndarë me komunitetin e Start Up-ve ato çfarë duhen dhe nuk duhen bërë gjatë ngritjes së një sipërmarrje. Aktiviteti zgjat 3 orë, nga të cilat 2 orë shërbejnë vetëm për lidhje (networking) mes pjesëmarrësve, ku secili sipërmarrës ose profesionist i ri mund të krijojë një lidhje të re, të takohet me folësin dhe të shkëmbejnë kontakte biznesi. Aktualisht, Startup Grind Tirana është aktiviteti i vetëm mujor në mbështetje të sipërmarrjes që organizohet në Tiranë.

• Çfarë vlerash promovon Startup Grind Tirana?
Vlerat e Startup Grind janë të bëjmë miq dhe jo thjesht kontakte, ne besojmë të japim më shumë se sa të marrim, dhe të ndihmojmë të tjerët përpara se të ndihmojmë veten tonë. Ne jemi vërtet të apasionuar për të ndihmuar themeluesit e sipërmarrjeve të reja, sipërrmarrësit dhe startup-et që të jenë të sukseshëm. Ne deshirojmë që t’ua bëjmë rrugën e ndërtimit të sipërmarrjes më pak të vetmuar, më shumë të ndërlidhur dhe sa më të paharrueshme. Startup Grind ofron mbështetje ndaj sipërmarrjeve të reja shqiptare, për tu lidhur me kompani që janë pjesë e rrjetit tonë global dhe në programe të tjera për startup-e që mbështeten nga partneret tanë, kryesisht nga kompania Google.

• Si zgjidhen personazhet e suksesit?
Ekipi i Startup Grind Tirana ka për qëllim të ftojë personazhet më të suksesshme të biznesit ose ata që kanë një ndikim të konsiderueshëm në ndërtimin e një ekosistemi për startup-et. Folësit përfaqësojnë një spektër të gjerë fushash biznesi. Aktualisht ne kemi identifikuar sipërmarrësit më të sukseshëm vendas dhe të huaj në Tiranë për të marrë pjesë në aktivitetet tona.

• Çfarë do veçoje nga aktivitetet e mëparshme (nga Shtator-Janar)
Startup Grind Tirana ka organizuar katër aktivitete prej muajit Shtator 2014. Ajo çfare është vënë re është numri gjithmone e në rritje i pjesëmarrësve dhe çka është më e rëndësishme, ka filluar të krijohet një komunitet lokal për Start Up-et në Tiranë. Formati dhe risia është pelqyer nga komuniteti, dhe një pjesë e mirë e pjesëmarrësve vijnë rregullisht. Video e të gjitha bashkëbisedimeve me folësit publikohen në Youtube në mënyrë që tu shërbejnë sa më shumë personave të interesuar. Aktiviteti i radhës do të zhvillohet më 26 Shkurt, dhe do të jetë i ftuar sipeëmarrësi francez Ludovic Laventure, themelues dhe CEO i M-PAY (http://startupgrind.com/event/startup-grind-tirana-presents-ludovic-laventure-m-pay/).

• Çfarë të presim në të ardhmen?
Startup Grind sapo ka rinovuar marrëveshjen në nivel global me Google for Entrepreneurs edhe për tre vjet të tjera. Kjo na jep ne mundësi t’i ofrojmë komunitetit të Tiranës një mundësi për tu njohur me të gjitha mundësitë që vijnë nga Google dhe partnerët tanë të tjerë në mbështetje të sipërmarrjes. Startup Grind Tirana gjithashtu është në bisedime me partnerë lokalë për të nxitur më tepër ekosistemin e startup-eve në Shqipëri, detajet e së cilës do të bëhen shumë shpejt të njohura.
Përsa i përket folësve, presim që gjatë vitit 2015 të kemi personazhet më të suksesshëm të biznesit, një mundesi unike takimi me ta, vetem në aktivitetet tona.

Në fund një këshillë motivuese nga ty, drejtuar sipërmarrësve të rinj apo atyre që dëshirojnë të kenë Startup-in e tyre?
Krijimi i një sipërmarrje kërkon shumë pasion, punë dhe mundim. Une do te inkurajoja cdo person qe perpiqet te zgjidhe nje problem real per shoqerine te shtyje perpara idene dhe të përpiqet të ndërtojë një kompani. Duhet të dini, se Startup Grind Tirana është një mundësi më shumë edukimi, frymëzimi dhe lidhje me persona që përpiqen të bëjnë çdo ditë të njëjtën gjë jo vetëm në Tiranë, por edhe jashtë Shqipërisë. Ndaj, Ju ftoj t’i bashkoheni komuntetit tonë më të ri të sipërmarreëve në Tiranë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0