TBU dhe AADF nënshkrojnë marrëveshjen e bashkëpunimit për promovimin dhe zbatimin e Programit READ - Business Magazine Albania

TBU dhe AADF nënshkrojnë marrëveshjen e bashkëpunimit për promovimin dhe zbatimin e Programit READ

TBU dhe AADF nënshkrojnë marrëveshjen e bashkëpunimit për promovimin dhe zbatimin e Programit READ

Tirana Business University ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me AADF për promovimin dhe zbatimin e programit READ. Nga kjo marrëveshje do bëhet e mundur rritja e kapaciteteve të kërkuesve shkencorë të TBU duke bashkëpunuar me studiues të diasporës në fushën e arsimit.

Misioni i  Tirana Business University College,  është të ofrojnë edukim të një standarti të lartë në fushën e biznesit, të kultivojnë mendësinë sipërmarrëse dhe të nxisin një kulturë të inovacionit.

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka krijuar Programin e Bursave për Akademikët nga Diaspora Shqiptare, të titulluar shkurt READ. Programi READ është një projekt 7-vjeçar që do të lidhë institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri me diasporën shkencore shqiptare dhe institucionet e tyre akademike.
Programi READ është pjesë e investimit të AADF në sektorin e arsimit, sektor i cili ka një portofol që tani përfshin mbi 30 projekte të ndryshme dhe ky projekt ka të miratuar një buxhet prej 2.75 milionë dollarë me qëllimin për të forcuar lidhjen midis studiuesve vendas dhe diasporës shqiptare.
Shqipëria është një nga vendet lider në botë për sa i përket migracionit ndërkombëtar, me më shumë se 1.4 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe më shumë se 2500 Doktorë Shkencash me origjinë shqiptare. Ky program ofron një mundësi unike që duke përdorur potencialin e pashfrytëzuar të diasporës intelektuale shqiptare të ndikoj në rritjen e kapaciteteve në sistemin e arsimit të lartë shqiptar. Programi i Bursave për akademikët nga Diaspora Shqiptare mundëson nga njëra anë, studiuesit e diasporës të japin një kontribut domethënës për Shqipërinë dhe nga ana tjetër, programi do të forcojë kapacitetet e IAL-ve shqiptare duke shfrytëzuar plotësisht aftësitë dhe përvojat e vlefshme të diasporës.

Lexo edhe: Më të paguarat dhe pa ‘Diplomë’, 10 punët që duhet të synoni këtë vit 

Programi READ ka tre objektiva kryesore:
qëndrueshmërinë, ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe angazhimin e komunitetit. Programi READ do të ofrojë deri në 100 grante bursash për anëtarët e diasporës akademike shqiptare dhe deri në 100 grante kërkimore për studiues rezidentë shqiptarë në këto katër fusha:
1. Kërkim shkencor i përbashkët për publikime në revista me faktor të lartë impakti;
2. Mbikëqyrje të doktoraturave në Shqipëri me mentorë nga Diaspora Shkencore;
3. Zhvillim e përmirësim kurrikule dhe  4.bashkë-mësimdhënie.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0