Tatimet u dërgojnë letër bizneseve. Deklaroni të ardhurat

Tatimet u dërgojnë letër bizneseve. Deklaroni të ardhurat


Adminstrata Tatimore u ka dërguar letër bareve dhe restoranteve me risk. Në letër renditen disa faktorë risku të identifikuar sipas deklarimeve të bëra. “Për të gjithë tatimpaguesit është momenti  të reflektojnë ndaj atyre treguesve, të cilët analiza e riskut i konsideron të papërmbushur, në zbatim të ligjit”, thekson Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kjo praktikë e re e ndërveprimit me tatimpaguesit, e asistuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, mbështetet në vlerësimin analitik të të dhënave të biznesit, të dhëna që konsiderohen jo të sakta dhe kanë nevojë për përmirësim. Ndërkohë, për të gjithë ata që kanë marrë njoftimin nga Drejtoria e Tatimeve, bëhet me dije, se adminstrata tatimore po monitoron reagimin e bizneseve përkatëse për ndryshimin e të dhënave. Monitorimi i deklarimeve do të vijojë të bëhet automatikisht nga sistemi kompjuterik, i cili filtron të dhënat mbi bazën e analizës së riskut. Kjo praktikë përjashton çdo mundësi manipulimi apo keqpërdorimi të tagreve ligjore të punonjësve të administratës tatimore.

Lexo:  13 detyrimet tatimore që mund t’i paguani online

Qëllimi i nismës, sipas tatimeve, nuk është penalizimi, por ndërgjegjësimi dhe pasqyrmi me vërtetësi i aktivitetit të gjithësecilit. Komunikimi përmes letrës së personalizuar që ka mbërritur tashmë tek këto biznese, përmbyll fazën e parë të Planit Sektorial të bar- restoranteve. Ky plan do të vijojë me dy faza të tjera, sipas skedulit të miratuar në bashkëpunim me FMN-në. Janë trajnuar mbi specifikat e punës 85 inspektorë të shërbimit të tatimpaguesve. Inspektorët do të trajtojnë tatimpaguesit me risk të mesëm e të lartë. Kjo praktikë pune synon që përmes vlerësimit analitik të të dhënave të subjekteve dhe intervistave të thelluara me tatimpaguesit e riskut të mesëm e të lartë, të arrihet ndryshimi i deklarimeve të tyre drejt përmbushjes vullnetare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0