Tatimet publikojnë ndryshimet e taksave kombëtare

Tatimet publikojnë ndryshimet e taksave kombëtare


Drejtoria e Tatimeve njofton ndryshimet që janë kryer në ligjin “Për taksat kombëtare”. Këto ndryshime janë publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 22, datë 25 Shkurt 2019, udhëzimi Nr. 9, datë 20.02.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008. Sipas këtij udhëzimi:

Përqindja  e rentës minerare për përmbajtjen e mineralit metalor në nënproduktin minerar është në masën:

  • 3/7 e normës së rentës për vitin 2019
  • 3/8 e normës së rentës për vitin 2020
  • 1/3 e normës së rentës për vitin 2021 e në vijim

Përqindja  e rentës minerare për “Mineralet e kromit për eksport” është:

  • 7% duke filluar nga data 1 janar 2019
  • 8% duke filluar nga data 1 janar 2020
  • 9% duke filluar nga data 1 janar 2021 dhe në vijim

Lexo:Tatimet në terren për bizneset me risk

Disa nga ndryshimet kryesore të paraqitura në udhëzim janë:

  • Taksa e karbonit nuk do të jetë funksionale për sasinë e bezinës dhe gazolit të prodhuar në vend, por vetëm për sasitë e eksportuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
  • Do të aplikohet masa 35 lekë/kg për artikujt plastikë dhe ambalazhet plastike të importuara. Këtu do të bëhet përjashtim vetëm për lëndët e para në formë primare. Kjo masë aplikohet vetëm në rastet kur materiali plastik përbën 51% të ambalazhit të produkteve të importuara.
  • 5 lekë/kg do të jetë masa që aplikohet për produktet e qelqit të importuara e të prodhuara në vend. Taksa do të jetë e aplikueshme për të gjithë artikujt prej qelqi në rast se ambalazhi importohet veçmas dhe vetëm nëse materiali zë 80% të masës së ambalazhit.
  • Për lëndët e para në formë primare që do të importohen dhe atyre të prodhuara në vend do të aplikohet masa 25 lekë/kg. Kjo masë e aplikuar nuk do të jetë funksionale vetëm në rastet kur lëndët e para në forma primare, të importuara nga subjektet prodhuese, nuk përdoren për prodhimin e produkteve të plastikës në vend, por si plotësues teknologjik. Ky përjashtim do të bëhet edhe për prodhimin e produkteve që nuk kategorizohen si produkte plastike. Për të gjitha bizneset e këtij lloji që nuk duan të preken nga këto ndryshime duhet të zbatojnë procedurën e përcaktuar në pikën 2.8.8.2 të udhëzimit.

DPT

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0