Tatimet njoftojnë për një lehtësim në procesin e faturimit - Business Magazine Albania

Tatimet njoftojnë për një lehtësim në procesin e faturimit

Tatimet

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka bërë një lehtësim për formatin e ri të faturës së thjeshtuar, në vijim të përmirësimeve të vazhdueshme të portalit Self-Care.

Ndryshimi i kryer nga Administrata Tatimore, në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit” i ndryshuar, synon ta lehtësojë sa më shumë këtë proces për tatimpaguesit.

Sipas VKM nr.220, datë 12.3.2020 “Për përcaktimin e kategorisë së tatimpaguesve dhe të kritereve të përdorimit të procedurës së thjeshtëzuar të fiskalizimit”, për tatimpaguesit që mund të lëshojnë fatura nga portali Self-Care, janë bërë ndryshimet e mëposhtme, për lëshimin e faturës së thjeshtuar.

  • Përmirësime në faturën e thjeshtuar
    • Shqipëria, shtet i parazgjedhur
    • Mundësia e lëshimit të faturës së thjeshtuar pa para në dorë
    • Metodat e pagesës pa para në dorë & përkthime
  • Balanca e parave në arkë – hapje automatike për tatimpaguesit, përdorues të Self-Care Portal sipas VKM 220, që lëshojnë faturë të thjeshtuar.

Lexo: Siguro vendin tënd në trajnimin më motivues të vitit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje se për çdo problematikë të hasur në zbatimin e kësaj procedure, mund të kontaktoni duke komunikuar me HelpDesk për Fiskalizimin drejtpërsëdrejti nga portali i dedikuar http://helpdesk.tatime.gov.al/, të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit në çdo DRT apo të vizitoni në çdo moment faqen e internetit në menunë dedikuar Fiskalizimit, https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0