Përveç shërbimit të thirrjeve, opsionet e komunikimit telefonik dhe online me Administratën Tatimore, DPT njofton sot edhe hapjen e rubrikës “Tatimet këshillojnë”, në faqen zyrtare të saj dhe në Facebook.
Ky kënd njoftimesh online do të prezantojë për të gjithë tatimpaguesit apo dhe individët, një informacion të thjeshtuar mbi Administratën Tatimore, të drejtat dhe detyrimet e tyre ndaj kësaj të fundit si dhe çdo proces që lidhet me zbatueshmërinë e legjislacionit tatimor, duke përfshirë fillesat e një biznesi (regjistrimin e tij) jetën, ciklin e një biznesi dhe deri në procedurat për mbylljen e tij.
burimi: tatime.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.