Tatimet: Deklarimi për DIVA 2023 nuk ndryshojnë - Business Magazine Albania

Tatimet: Deklarimi për DIVA 2023 nuk ndryshojnë

Deklarimi për Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave 2023 nuk do të ketë ndryshime dhe do të bëhet njësoj sikurse edhe vitet e kaluara, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Sipas njoftimit në faqen e saj zyrtare, “Efektet e ligjit të ri për “Tatimin mbi të Ardhurat” për plotësimin dhe dorëzimin e DIVA do të ndihen gjatë vitit 2025, kur individët do të deklarojnë DIVA për vitin 2024, jo DIVA-n 2023”.

DPT vëren se kategoritë që përfshihen do të jenë edhe këtë vit sikurse edhe një vit me parë për po të njëjtat detyrime.

Afati i fundit është data 30 prill.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0