Taskforca për sigurinë ushqimore, Krifca: Pasaportë e rëndësishme për turizmin

Taskforca për sigurinë ushqimore, Krifca: Pasaportë e rëndësishme për turizmin

Taskforca për sigurinë ushqimore, Krifca: Pasaportë e rëndësishme për turizmin

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca inspektoi në Shëngjin, të Lezhës ecurinë e punës së taskforcës për sigurinë ushqimore, që ka shtuar gatishmërinë në  zonat turistike, për monitorimin dhe kontrollin e operatorëve të biznesit ushqimor të prodhimit, përpunimit, magazinimit, tregtimit, bareve, restoranteve dhe hotelerisë.

“Jemi në Shëngjin në një tjetër pikë turistike mjaft të frekuentuar të Shqipërisë, nga vizitorët vendas dhe të huaj, veçanërisht tani në pikun e këtij sezoni veror, për të monitoruar situatën mbi sigurinë ushqimore, që do të vazhdojë, ashtu sikurse po bëjmë edhe në 12 qarqet e vendit me 100 inspektorët e Autoritet Kombëtar të Ushqimit, që verifikojnë zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore me zero tolerancë ndaj subjekteve, të cilat nuk respektojnë ligjin”, tha ministrja Krifca.

Duke vlerësuar punën e trupës së inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ministrja Krifca bëri të ditur se “në kuadër të taskforcës janë 1000  subjekte të inspektuara, ku është konstatuar  3% e rasteve në shkelje,  për të cilat janë vendosur gjoba dhe masa administrative respektive”.

Lexo edhe: Baboon, aplikacioni shqiptar food-delivery vlerësohet si një prej kompanive me praktikat dhe kushtet më të mira në punës në Evropë

Ministrja Krifca deklaroi se “kjo nismë e jona nuk është aspak, për t’ju bërë barrë biznesit dhe subjekteve tregtare, por është një iniciativë për të siguruar një pasaportë mjaft të rëndësishme të turizmit shqiptar, që është pikërisht ushqimi, por edhe për t’i dhënë një garanci të plotë konsumatorëve tanë në këto ditë me temperatura të larta, ku dhe rrisku është më i lartë”.

Krifca siguroi se, AKU do të jetë në territor këtu në Lezhë dhe të gjithë vendin, për të garantuar një respektim të plotë të të gjitha standardeve të sigurisë ushqimore, në mbarëvajtjen edhe të sezonit turistik që ka marrë një hov të madh vitet e fundit në të gjithë Shqipërinë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit , Jeta Deda, vuri në dukje se “numri i masave administrative, gjobë është i ulët, por inspektorët e AKU-së janë kujdesur që në masat administrative të llojit paralajmërim të rikontrollojnë këto subjekte”.

Deda tha se “në Lezhë numri i masave administrative është i ulët, sepse bizneset kanë marrë masa të vetë rregullohen me ndihmën edhe të trupave inspektuese të AKU-së, të cilët janë duke shërbyer edhe si këshillues në zbatimin e standardeve , sidomos për produktet që kanë nevojë të etiketohen ose të marrin informacion shtesë për kushtet e ruajtjes”.

“Në Lezhë kemi 30 subjekte të reja të shtuara që janë subjekte sezonale ndërsa plani i monitorimit të kontrollit ushqimor, është shtrirë edhe në fshatrat turistikë, ku ka një fluks të shtuar të turistëve që frekuentojnë agroturizmet”, theksoi Deda.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rigorozisht me kontrollet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë së ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0