Tashmë Yahoo do të quhet “Altaba” - Business Magazine Albania

Tashmë Yahoo do të quhet “Altaba”


Është fundi i një epoke: Yahoo siç ne e njohim nuk është më.

Ne e dimë se kompania Yahoo është shitur tek Verizon – një blerje prej 4,8 miliardë $, ndërsa pjesa e mbetur e kompanisë njoftoi sot se ajo e ka riemëruar veten në “Altaba”, sipas TechCrunch.

Altaba. Seriozisht? Tingëllon pak si një bashkim i motorit të kërkimit të vitit 1990 Altavista dhe Alibaba, të cilat janë ose pjesërisht ose tërësisht në pronësi të kompanisë.

Kjo është pjesë e kompanisë që mban një pronësi prej 15% të Alibaba dhe 35.5% të aksioneve të Yahoo Japan. Altaba do të veprojë si një kompani investimi nga jashtë.

Pesë nga anëtarët e bordit të drejtorëve të Altaba do të japin dorëheqjen pas përfundimit të marrëveshjes, përkatësisht David Filo, Eddy Hartenstein, Richard Hill, Jane Shaw, Maynard Webb dhe Marissa Mayer.

Megjithëse nuk ka asgjë që e ndalon Mayer nga të paturit e një roli në shoqërinë e ristrukturuar, ende asgjë nuk është njoftuar.

Burimi: thenextweb.com

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0