Tashmë testi Myers-Briggs (MBTI) vjen në shqip! - Business Magazine Albania

Tashmë testi Myers-Briggs (MBTI) vjen në shqip!


MBTI është një test personaliteti. Secili prej nesh është ndryshe dhe kjo i dedikohet mënyrës se si ne jemi zhvilluar si individë. Të gjithë tipat e të gjithë njerëzve mund të klasifikohen, me përafërsi, në 16 lloje.

Pse ka rëndësi kjo?

Ka dy arsye pse testi MBTI është instrument i rëndësishëm:

1. Konfliktet dhe komunikimi në vendin e punës

2. Cilësia e rekrutimit të punonjësve të rinj

Për shkak se secili prej nesh është ndryshe, shpesh përplasjet e tipave çojnë në konflikt. Gabimi që bëhet në këto raste është mos kuptimi i faktit që tipi jonë është i ndryshëm nga tipi i palës tjetër. Dhe kjo krijon një përplasje. Për shembull, në një mbledhje pune, ka njerëz që duan t’i shkojnë argumentit të tyre deri në fund. Debatojnë pa fund për anën që duan të mbajnë. Ndërkohë ka të tjerë që duan rrugën e mesme, dhe pranojnë kompromisin.

Gjatë rekrutimit të punonjësve të rinj, testi MBTI na tregon çfarë tipi është kandidati, dhe si ai/ajo reagon në situata të ndryshme. Për shembull, një pozicion pune që kërkon një tip krijues dhe ekspresiv, nuk do përputhej me një tip me personalitet të mbyllur dhe analitik.

tashme-testi-myers-briggs-mbti-vjen-ne-shqip-businessmag

Raporti Individual i Rezultateve

Testi – tashmë në gjuhën shqipe – zgjat rreth 15 minuta dhe ka 80 pyetje. Në fund të tij, jepet raporti i rezultateve individuale në formë të plotë. Raporti përfshin edhe teknikat dhe strategjitë që mund të përdorin eprorët dhe kolegët për tu sjellë si duhet me secilin pjesëtar të ekipit të tyre.

ISN Albania kryen dhe interpreton testin MBTI në gjuhën shqipe, e përshtatur për mjediset e punës. Testi mund të kryhet i vetëm, ose si pjesë e trajnimeve mbi komunikimin, konfliktet, dhe harmoninë në vendin e punës.

Testi MBTI dhe impakti që ai ka për individin dhe mjedisin e punës në përgjithësi përfitohet më mirë në kushtet e një corporate retreat. Në një mjedis të relaksuar, larg punës, trajnerët e ISN Albania ndërtojnë një progam 1 ditor që përfshin testimin, interpretimin, dhe argëtimin.

Nëse mendoni se ju apo kompania juaj do të përfitonte nga ky test dhe programet e zhvillimit që bazohen këtu, na kontaktoni menjëherë.

Adresa: Rr. Themistokli Gërmenji, Ambasador 1, Kati 6, Apt. 3, Tiranë
E-mail: info@isnalbania.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0