Tashmë ju mund të bleni sende luksi me Bitcoin, me transaksione anonime

Tashmë ju mund të blini sende luksi me Bitcoin, me transaksione anonime


The White Company“, kompania e shitjes së sendeve luksoze, do të “furnizojë” klientët e saj me sende nga arti tek makinat. Këto të mira të shtrenjta do të mund të paguhen me Bitcoin dhe të dërgohen kudo në botë. E gjitha kjo, në anonimitet të plotë. Ndërkohë, vetë kompania thotë se ka arritur të realizojë një numër të konsiderueshëm shitjesh.

Tregtuesit e Bitcoin, kanë ëndërruar gjatë që të mund të blejnë një Lamborghini. Tani ata munden, pa patur nevojë të posedojnë para CASH. Ashtu siç edhe The White Company shpjegon:

“Ne ofrojmë një gamë të gjerë sendesh autentike, nga arti, tek makinat. Klientët tanë mund të blejnë çdo objekt, të dorëzuar apo postuar kudo, në anonimitet të plotë. Pagesa mund të bëhet me Bitcoin, ose me çdo lloj tjetër cryptocurrency.”

Lexoni: Mbi 6500 persona kanë blerë një kështjellë Franceze të shekullit të 13

Sendet në shitje përfshijnë një Lamborghini Huracan aktualisht për një çmim prej 19.6 BTC ($272379). Por disa nga blerësit mund të jenë të shqetësuar që ky Huracan jeshil, nuk do të krijojë një impakt aq të mirë pa një orë Rolex 18K Gold. Kjo e fundit, e listuar për 1.28 BTC ($20321). Për ta plotësuar edhe një punim artistik nga Peter Beard i quajtur “Double Exposed Horny Rhino”. E gjitha, për 6.4 Bitcoin ose rreth $100.000.

CEO e kompanisë Elizabeth White, u shpreh për Washington Examiner se kompania qe ajo drejton paguan të gjitha taksat si bizneset e tjera.

Në një deklaratë për shtyp, kompania thotë se “Nëse është diçka që dikush dëshiron ta blejë me bitcoin, ne mund ta blejmë atë për ta. Dje ne kishim një klient, i cili dëshironte një suitë për në Super Bowl dhe ne e bëmë atë të mundur.

Por pjesa me e madhe e poseduesve të Bitcoin, kanë tendencën t’i mbajnë ato, duke pritur për rritje të mëtejshme. Disa të tjerë, mendojnë t’i shpenzojnë ato pa iu ditur identiteti.

burimi: Bitcoin News

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0