OpenAI, kërcënim për Microsoft-in? Musk ndez debatin - Business Magazine Albania

OpenAI, kërcënim për Microsoft-in? Musk ndez debatin

Miliarderi Elon Musk ka lëshuar një deklaratë të ashpër kundër Microsoft-it, duke parashikuar se OpenAI, kompania që ai dikur ndihmoi të themelohej  është në rrugë për të marrë dominimin e plotë të industrisë së inteligjencës artificiale.

Në një koment drejtuar drejtorit ekzekutiv të Microsoft-it, Satya Nadella, Musk u shpreh: “OpenAI do ta përpijë për së gjalli Microsoft-in”, duke shprehur hapur shqetësimin për ndikimin gjithnjë e më të madh të kësaj kompanie.

Kjo deklaratë vjen në vazhdën e tensioneve të gjata mes Muskut dhe OpenAI, të cilat janë përshkallëzuar pas padisë që ai ka ngritur ndaj saj, duke e akuzuar për braktisje të misionit jofitimprurës me të cilin ishte themeluar.

Lexo edhe: Siguria në epokën wireless, Kamala Harris ndez debat mbi sigurinë e kufjeve pa tela

Microsoft ka investuar miliarda dollarë në OpenAI dhe në teknologjitë e saj, duke i integruar ato në shërbimet kryesore si paketa Office dhe platforma cloud Azure. Por, sipas Muskut, kjo aleancë përbën një rrezik strategjik për vetë gjigantin e teknologjisë.

Ndërkohë, Musk po zhvillon kompaninë rivale xAI, me synimin për të ofruar një alternativë të fuqishme që mund të sfidojë dominimin global të OpenAI në tregun e inteligjencës artificiale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0