Tashmë dhe stetoskopi bëhet një mjet high tech - Business Magazine Albania

Tashmë dhe stetoskopi bëhet një mjet high tech


Fjala doktor ndoshta iu krijon atë imazhin tipik: një përparse e bardhë, stetoskop dhe ndoshta një kartelë me të dhënat e pacientit. Teknologjia po përpiqet që t’i ndryshoj këto imazhe. Në ditët e sotme mjekët i sheh duke përdorur tablet që ruajnë të dhënat e pacientit në mënyrë elektronike, duke reduktuar kështu koston e letrës dhe gabimet e mundshme të shkrimit me dorë. Por së fundmi një ndryshim ka pësuar dhe stetoskopi i motçëm.

Stetoskopi është një mjet 200 vjeçar, ka ardhur koha që dhe ai të ndryshojë në shekullin e 21.

Kompania Eko Devices ka krijuar një stetoskop dixhital të quajtur Eko Core, i cili zbulon ritmin e zemrës, përdor Bluetooth për të trasmetuar tingujt në një aplikacion në smartphone dhe më pas ruan të dhënat e pacientit në mënyrë elektronike.Të dhënat ruhen dhe mjeku mund t’i rishikojë më vonë rezultatet apo të presë deri në vizitën tuaj të ardhshme për të krahasuar gjendjen.

tashme-dhe-stetoskopi-behet-nje-mjet-high-tech-businessmag

 

Eko Core mund të jetë gjithashtu një mjet i dobishëm për studentët e mjeksisë të cilët duan të mësojnë më shumë për tingujt e brendshëm të trupit të njeriut. “Ky është ndoshta një nga risitë më të rëndësishme që i është bërë stetoskopit të vjetër këto vitet e fundit,” tha për New York Times Dr. Charanjit Rihal, kryetar i ndarjes së sëmundjeve kardiovaskulare në Klinikën Mayo.

Ky investim është më pak i kushtueshëm se EKG-të që përdoren momentalisht dhe potencialisht më i mirë për të kapur në kohë sëmundjet e zemrës.

Eko Core është në shitje për 199 dollarë ose 299 dollarë me një stetoskop të përfshirë në çmim.

https://youtu.be/qnM_dZVTQPg

/UpStreamDownStream

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0