Tarifat shtesë, studentët në protestë - Business Magazine Albania

Tarifat shtesë, studentët në protestë


Studentë të universiteteve publiku i janë përgjigjur me protesta vendimit të qeverisë që detyron studentët të paguajnë tarifë shtesë për provimet e mbartura.

Protesta e nisur nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës dhe Urbanistikës, po mbështetet edhe nga Fakulteti e Shkencave të Natyrës dhe Drejtësisë si dhe Fakulteti i Mjekësisë. Asaj iu bashkuan edhe studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Në fakt, shpenzimet për arsim, janë shpenzimet që kanë njohur  rritjen më të madhe vitet e fundit në buxhetet e familjeve shqiptare.

Lexo: Buxheti i Tiranës 2018: Sa do paguani për taksën e pronës, parkimin, hapësirën, arsimin?

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave shpenzimet për arsim kanë arritur në gati 4% të buxhetit mujor të familjes, duke u dyfishuar në tre vitet e fundit. Ne vitin 2015, familjet shpenzonin për arsim 2.1% të buxhetit të tyre. Ky është një nivel i lartë krahasuar me të njëjtat shpenzime në BE (në raport me të ardhurat familjare).

Në të njëjtën kohë, qeveria nuk ka rritur shpenzimet publike në arsim. Buxheti i parashikuar për arsimin është në rreth 3% të PBB-së,  niveli i njëjtë prej disa vitesh.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0