Tanimë inteligjenca artificiale mund të identifikojë pacientët me rrezik të lartë për atak kardiak nëpërmjet skanimeve të syrit - Business Magazine Albania

Tanimë inteligjenca artificiale mund të identifikojë pacientët me rrezik të lartë për atak kardiak nëpërmjet skanimeve të syrit

Shkencëtarët kanë zhvilluar një sistem inteligjence artificiale që mund të analizojë skanimet e syrit të marra gjatë një vizite rutinë tek okulistët për të identifikuar se cilët prej tyre kanë një rrezik më të lartë për të pësuar atak kardiak.

Doktorët kanë zbuluar se ndryshimet në enët e vogla të gjakut në retinë janë shenjat e para që tregojnë për një sëmundje më të gjerë vaskulare, duke përfshirë këtu dhe problemet me zemrën.

Gjatë studimit të drejtuar nga University of Leeds, teknikat deep learning u përdorën për të stërvitur sistemin AI që të lexojë automatikisht skanimet e retinës për të identifikuar pacientët të cilët gjatë vitit pasardhës mund të pësojnë atak kardiak. Deep learning është një seri komplekse algoritmesh që bën të mundur identifikimin e strukturave të ngjashme nga kompjuteri dhe bërjen e parashikimeve.

Lexo edhe: Si do të zhvillohet inteligjenca artificiale në 2022-shin?

Studiuesit raportojnë se sistemi AI ka patur një saktësi prej 70-80% dhe mund të përdoret si një mekanizëm dytësor referues për investigimin në thellësi kardiovaskular.

Chris Gale, profesor i Cardiovascular Medicine në University of Leeds dhe një nga autorët e këtij studimi tregoi: “Sistemi AI ka potencialin për të identifikuar individët që bëjnë një vizitë rutinë tek okulisti me rrezik të lartë për të pësuar sëmundje kardiovaskulare, dhe në këtë mënyrë mund të fillohet trajtimi i hershëm me medikamente parandalues të kësaj sëmundje.”

scitechdaily

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0