Si do të zhvillohet inteligjenca artificiale në 2022-shin? - Business Magazine Albania

Si do të zhvillohet inteligjenca artificiale në 2022-shin?

Makineritë po bëhen çdo ditë e më të zgjuara, por inteligjenca artificiale ende nuk është në lartësinë e entuziasmit të krijuar te disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë.

Inteligjenca artificiale mund të shkëlqejë në detyra specifike, siç është loja e shahut, por ajo ka probleme për të kryer disa detyra njëherësh. Një shtatëvjeçar ka inteligjencë shumë më të gjerë se çdo sistem i sotëm i AI.

“Algoritmet e AI janë të mira për t’iu qasur detyrave individuale, ose detyrave që përfshijnë një shkallë të vogël ndryshueshmërie” tha për CNBC Edward Grefenstette, një shkencëtar kërkimor në Meta AI.

“Sidoqoftë, bota reale përfshin potencial të konsiderueshëm për ndryshim, një dinamikë të cilën ne nuk jemi në gjendje ta kapim brenda algoritmeve tona të trajnimit,” shtoi ai.

Studiuesit e inteligjencës artificiale kanë filluar të tregojnë se ekzisojnë mënyra për të përshtatur në mënyrë efikase metodat e trajnimit të AI me ndryshimin e mjediseve ose detyrave. Ai beson se do të ketë më shumë aplikime industriale dhe shkencore të këtyre metodave të këtë vit.

Lexo edhe: Ja përse po bëhet gjithmonë e më e vështirë të provoni se nuk jeni robot

Ndërsa AI ka ende një rrugë të gjatë përpara se të arrijë inteligjencën e nivelit njerëzor, ajo nuk i ka ndaluar kompanitë si Google, Facebook (Meta) dhe Amazon të investojnë miliarda dollarë për të punësuar studiues të talentuar të inteligjencës artificiale, të cilët potencialisht mund të përmirësojnë gjithçka nga motorët e kërkimit dhe asistentët e zërit për aspekte e të ashtuquajturit “metaverse”.

Antropologia Beth Singler, e cila studion inteligjencën artificiale dhe robotët në Universitetin e Kembrixhit, tha për CNBC se pretendimet në lidhje me efektivitetin dhe realitetin e AI në hapësirat që tani po etiketohen si metaverse do të bëhen më të zakonshme në vitin 2022.

Singler paralajmëroi gjithashtu se mund të ketë “shumë pak diskutim” në vitin 2022 për efektin e metaverse në “identitetet, komunitetet dhe të drejtat” e njerëzve.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0