Ja përse po bëhet gjithmonë e më e vështirë të provoni se nuk jeni robot - Business Magazine Albania

Ja përse po bëhet gjithmonë e më e vështirë të provoni se nuk jeni robot

robot

Me siguri e keni vënë re se që vitin e kaluar, kërkesat e Google për të provuar se nuk jeni robot, u bënë gjithmonë e më agresive. Butoni i lezetshëm i cili shkruante “Nuk jam një robot”, filloi të ndiqej me kërkesa për ta provur këtë gjë, duke selektuar mbi një foto-grid imazhet e semaforëve në rrugë, vijave të bardha apo vitrinave të dyqaneve.

Shumë shpejt, semaforët në rrugë u bënë dhe më distant në imazhet që duheshin selektuar, vijat e bardha më të vështira për t’u identifikur dhe shkrimet në vitrinat e dyqaneve paraqiteshin me të turbullta dhe në gjuhën koreane. Rrjedhimisht procesi për të provuar se nuk je robot po bëhej më dekurajues dhe i vështirë.

Këto “testime” quhen CAPTCHA, një akronim për “Completely Automated Publik Turing Test” çka mundëson që të bëhet dallimi midis njerëze dhe kompjuterave. Në fillim të viteve 2000, imazhe të thjeshta teksti ishin të mjaftueshme për të dalluar spambots-ët e zakonshëm. Por, një dekadë më vonë, pasi Google bleu programin dhe po e përdorte atë për të dixhitalizuar Google Books, tekstet do duhet të ishin më të vështira për t’u dalluar, për të ecur para programeve njohëse të shkrimit, programe të cilat, njerëzit të cilët po zgjidhnin CAPTCHA-t, tërthorazi po ndihmonin në avancimin e tyre.

Për shkak se CAPTCHA është një mjet mjaft elegant në trajnimin e Inteligjencës Artificiale, çdo test mund të jetë vetëm i përkohshëm, diçka që krijuesit e këtij testi do ta mësonin më vonë. Me gjithë ata studiues, mashtrues dhe njerëz të zakonshëm që zgjidhin miliarda teste vetëm për të provuar atë që mund të arrijë Inteligjenca Artificiale, nuk është e habitshme që makineritë do të na tejkalonin.

Në vitin 2014, Google testoi një prej algoritmave të machine learning kundër njerëzve në zgjidhjen e disa prej CAPTCHA-ve më të vështira dhe rezultatet ishin impresionuese me kompjuterin, i cili shënjoi 99.8% të përgjigjeve të sakta, teksa njerëzit shënuan 33% përgjigje të sakta.

“Kompjuterat tanimë janë po aq të aftë sa njerëzit në testimet e njohjes së teksteve, imazheve dhe audiove”, thotë Jason Polakis, profesor i shkencave kompjuterike në universitetin e Illinois në Chicago. Madje sipas tij, sot kompjuterat janë më të sukseshëm se sa njerëzit. “Kemi arritur në një pikë ku rritja e shkallës së vështirësisë të testimeve për softuerët, përfundon duke u bërë më e vështirë në zgjidhjen e këtyre testimeve nga njerëzit. Na duhet një zgjidhje alternative, por nuk ka ende një plan konkret.”

Problemi me këto testime, nuk është domosdoshmërisht fakti se robotët janë tejet të zgjuar, është tek fakti se njerëzit dështojnë. Dhe kjo, jo sepse njerëzit janë budallenj, por sepse njerëzit janë gjerësisht të ndryshëm në gjuhë, kulturë dhe eksperienca. Ndaj ajo që mbetet dhe i unifikon të gjithë janë testet të cilat “çdo njeri” mund t’i kalojë pa patur nevojë për trajnim paraprak apo për t’u menduar shumë, siç janë testimet e njohjes së imazheve, çka është pikërisht ajo që inteligjenca artificiale është mjaft e aftë të tejkalojë gjithashtu.

“Këto testime janë të kufizuara nga aftësitë njerëzore,” thotë Polakis. “Nuk janë vetëm aftësitë tona fizike, lind nevoja për diçka që mund të tejkalojë kulturat dhe gjuhët. Duhet një lloj testi që funksionon me dikë nga Greqia, dikë nga Çikago, dikë nga Afrika e Jugut, Irani dhe Australia në të njëjtën kohë dhe duhet të jetë i pavarur nga diferencat kulturore. Duhet diçka që është e lehtë për një njeri mesatar, nuk duhet të jetë e lidhur me një nëngrup të caktuar njerëzish dhe duhet të jetë e vështirë për kompjuterët në të njëjtën kohë. Kjo është shumë kufizuese në atë që mund të bëni në të vërtetë. Dhe duhet të jetë diçka që një njeri mund ta bëjë shpejt, dhe nuk është shumë e bezdisshme,” thotë Polakis.

The Verge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0