Tani "Smart working" për të kursyer energjinë. Nismën e ndërmerr qyteti i Milanos - Business Magazine Albania

Tani “Smart working” për të kursyer energjinë. Nismën e ndërmerr qyteti i Milanos

Smart working

Smart working duket se është një fjalë që nuk do të hiqet lehtësisht.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike po nxit sërish uljen e mobilitetit të punonjësve. Bashkia e qytetit të Milanos në Itali ka vendosur që dita e premte të jetë punë nga shtëpia, si nxitje për të frenuar kostot e larta energjitike.

Këshilli bashkiak i Milanos po e shqyrton këtë opsion, pas llogaritjes së kostove të rritura për dimrin mes ndriqimit dhe ngrohjes në zyrat publike për një vlerë shtesë prej 60 milionë euro.

Nisma e Bashkisë së Milanos nuk duhet të ketë pengesa nga sindikatat e punonjësve, ndërsa pritet të shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit.

Në shërbim të uljes së kostove, mediat italiane, raportojnë se Bashkia nuk do të shfuqizojë ditët festive në fund viti, por Krishtlindjet do të jenë më green, me drita Led.

Në vendin tonë nuk ka ende një diskutim të tillë. Por, nëse rikthehet smart working si në kohën e pandemisë, kostot e energjisë familjare do të jenë shumë më të larta.

Pas shtyrjes së fashës 800 kilovat/muaj për tetorin, ajo pritet të hyjë në fuqi në muajin në vijim, në nëntor, duke vendosur familjet përballë tarifave 4.2 herë më të larta për çdo kilovat mbi 800.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0