Tani mund të skeduloni mesazhet tuaja në iMessage! - Business Magazine Albania

Tani mund të skeduloni mesazhet tuaja në iMessage!

Aplikacioni i mesazheve në Apple do të mundësoj dërgim të planifikuar të mesazheve

Përditësimet më të fundit që vijnë në iMessage të Apple dhe aplikacionin e tij Messages në iOS 18 kanë të bëjnë me aftësinë për të planifikuar mesazhet në mënyrë që të dërgohen në një datë dhe kohë të mëvonshme, si dhe mbështetje për RCS (Rich Communication Services), standardi i mesazheve të gjeneratës së ardhshme. Këto përditësime tani janë të disponueshme në versionin beta publik të iOS 18, i cili sapo u lançua këtë javë.

Për vite me radhë, kërkesa e konsumatorit për planifikimin automatik të mesazheve i ka shtyrë zhvilluesit e sistemit operativ të Apple të krijojnë zgjidhje të ndërlikuara deri më sot, si aplikacionet që ju kujtojnë nëpërmjet njoftimeve për të dërguar një tekst. iOS-i i ri do të ofrojë mundësinë për të planifikuar mesazhet tuaja për t’u dërguar më vonë si funksionalitet i integruar në aplikacion.

Apple duket se nuk e konsideron “Dërgo Më Vonë” një veçori që meriton shumë vëmendje. Për këdo që drejton një biznes nga iPhone i tyre — ose njerëzit që kujtojnë gjërat e rëndësishme që duhet të dërgojnë ndërsa janë në shtrat në orën 3 të mëngjesit — veçoria e re e planifikimit do të jetë një shtesë shumë e mirëpritur dhe dobiprurëse. Përtej thjeshtimit të jetës, si kur doni t’i dërgoni mesazhe dikujt në periudha kohore të caktuara në mënyrë që të mos i shqetësoni në çast, ekrani i Apple sugjeron që mund të përdorni gjithashtu këtë veçori për t’u siguruar që të mos humbisni dërgimin e një urimi për ditëlindjen dikujt.

Megjithatë, me rëndësi po ashtu të madhe, është mbështetja e aplikacionit të mesazheve për RCS, standardi  i mesazheve që ofron një përvojë të përmirësuar dhe të pasur të mesazheve. Bisedat me opsionin e RCS të tregojnë kur dikush po shkruan. Ofrojnë gjithashtu informacion që tregon kur dikush ka lexuar ose marrë mesazhin tuaj.

Për një kohë të gjatë, Google ka kërkuar dhe ka bërë fushatë që Apple të miratojë këtë standard komunikimi me tekst, i cili do të përmirësonte përvojën e komunikimit midis përdoruesve të Android dhe iOS. Ndërsa rregullatorët e BE-së përfundimisht vendosën që iMessage nuk ishte aq i popullarizuar për t’u detyruar të modifikohej dhe të bëhej i ndërveprueshëm me shërbime të tjera të mesazheve, por shqyrtimi aktual ka të ngjarë të ndikoj në vendimin e Apple – ashtu si edhe interesi i ligjvënësve amerikanë për mbylljen e Beeper nga Apple, një palë e tretë aplikacioni që solli iMessage më herët për përdoruesit e Android.

Lexo edhe: Çelësi për një ekuilibër më të mirë punë-jetë mund të jetë AI, ja ç’thotë sondazhi me punonjësit

Për shkak të refuzimit të gjatë të Apple për të shtuar funksionalitetin e RCS, dërgimi i mesazheve me përdoruesit e Android nënkuptonte mungesë të treguesve në kohë reale të dikujt që po ju shkruan ose treguesve të leximit të mesazheve.

Për përdoruesit e Android, mesazhet e dërguara përmes RCS  kutia e tekstit do të tregoj me një font gri të çelur që biseda juaj me tekst me dikë mbështesin të dyja funksionalitetin “Mesazh me tekst + RCS”, ndërsa vetë tekstet do të jenë ende jeshile.

Sidoqoftë, çështjet që e bëjnë aplikacionin Messages një përvojë jo shumë të kënaqshme për klientët e Apple do të adresohen, pasi Apple thotë se do të mbështesë standardin e ri të mesazheve më vonë këtë vit. Lajmi, natyrisht, mori vëmendje në njoftimin për shtyp të Apple, ku vuri në dukje se RCS do të lejonte “media më të pasur dhe mesazhe grupore më të besueshme në krahasim me SMS dhe MMS”.

Raportet e mëparshme treguan se Apple synon të punojë me GSMA për të shtuar mbështetje për enkriptimin tërësor.

Ky lajm u njoftua fillimisht më 11 qershor dhe u përditësua tanimë në korrik për të njoftuar se versioni më i ri  iOS 18 beta është tanimë publik.

 

TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0