Tani mund të pastroni informacionin tuaj personal nga Google - Business Magazine Albania

Tani mund të pastroni informacionin tuaj personal nga Google

Tani mund të pastroni informacionin tuaj personal nga kërkimet e Google

Mund ta hiqni numrin personal, emailin dhe adresën tuaj të shtëpisë nga “Kërkimi i Google” që shfaqet kur futni emrin tuaj.

Funksioni mund të jetë një mjet i dobishëm për fshirjen e disa prej informacioneve tuaja personale nga kërkimi juaj në Google, megjithatë kjo nuk do të thotë që informacioni hiqet nga i gjithë interneti ose ai website i veçantë. Ai do të ekzistojë ende, por nuk do të shfaqet kur të kërkoni emrin tuaj, kështu që do të jetë më e vështirë për njerëzit që ta gjejnë atë informacion.

Lexo edhe:Papa Françesku mesazh të përzemërt të rinjve shqiptarë: Punoni për atdheun tuaj, ka nevojë për ju!

Funksioni “Hiq këtë rezultat” është në versionin e tij Beta dhe ka disa mënyra për të paraqitur një kërkesë.

Nëse thjesht po kërkoni të hiqni numrin tuaj të telefonit, emailin ose adresën e shtëpisë, ja se si ta bëni këtë:

Google Search has a "Remove this result" feature.

This is what it will look like when your request for removal of personal information is approved.

Ju mund të monitoroni kërkesën tuaj duke shkuar te opsionet “Të dhënat dhe privatësia” në llogarinë tuaj të Google. Lëvizni poshtë dhe shtypni “Aktiviteti im”. Më pas shtypni tre pikat në shiritin e kërkimit dhe zgjidhni “Aktivitete të tjera”. Shtypni “Menaxho rezultatet rreth jush” dhe mund të shihni statusin.

Ju gjithashtu mund të përdorni këtë lidhje për të paraqitur një kërkesë për një gamë edhe më të gjerë arsyesh. Nëse po kërkoni të hiqni informacionin personal, zgjidhni opsionin “Përmbajtja përmban informacionin tuaj personal”.

Kjo mëynrë mund të përdoret për më shumë lloje të informacionit personal, si p.sh. numrat e llogarive të sigurimeve shoqërore dhe bankare.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0