Tani mund ta ndizni makinën Hyundai me orën tuaj Android - Business Magazine Albania

Tani mund ta ndizni makinën Hyundai me orën tuaj Android


Hyundai e ka rifreskuar aplikacionin e saj Blue Link Android në mbështetje të AndroiD Wear. Versioni me i fundit i lejon të zotët e makinave të kyçin…

, të çkyçin dhe ndezin makinat nga orërat e tyre smart.
Gjithashtu ato mund të kërkojnë ndihmë në rrugë, ta ndalojnë motorin, të ndezin dritat, ti bien burisë dhe ta përdorin aplikacionin të gjejë se ku e kanë parkuar makinën.

Të gjitha këto komanda mund të aktivizohen edhe me zë. Patjetër për ti patur këto mundësi, ju duhet të keni një abonim aktiv me shërbimet e Blue Link.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0