Tani do kompensoheni nëse keni kufizime energjie 10-35 orë në vit - Business Magazine Albania

Tani do kompensoheni nëse keni kufizime energjie 10-35 orë në vit


 

Një rregullore e re që ka lidhje me cilësinë e shërbimeve të energjisë elektrike pritet të miratohet në mbledhjen e radhës së Entit Rregullator te Energjisë (ERE).

Rregullorja e re përcakton se, duke filluar nga 1 shtatori 2016 në rast të mosrespektimit te niveleve të cilësisë së shërbimit sipas nenit 16 te kësaj rregulloreje, operatori i sistemit është i detyruar ti japë një kompensim klientit fundor, me kërkesën e këtij të fundit në vlerën 200 lekë.

Duke ju referuar nenit 16 të kësaj rregulloreje, nëse një klient në Tiranë i ndërpritet energjia më shumë se 10 orë në vit duhet të kërkojë dëmshpërblim. Në qytete dhe fshatra të tjera veç Tiranës dëmshpërblimi për ndërprerjet kërkohet mbi intervalet 12-35 orë në vit.
Rregullorja e re thotë se çdo ndërprerje energjie më shumë se 15 minuta quhet ndërprerje e gjatë.

Duke filluar nga 1 shtatori 2016 në rast të mosrespektimit të niveleve të cilësisë tregtare të shërbimit nga Operatori i Sistemit është i detyruar ti japë një kompensim klientit fundor prej 200 lekësh.

Pas verifikimit të mosrespektimit të niveleve të cilësisë së shërbimit, kompensimi brenda 30 ditë kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës.

Në faturën e dërguar vlera e kompensimit duhet të jetë e përcaktuar nën emërtimin “Kompensimi i klientit për mosrespektim të niveleve të cilësisë së shërbimit ë përcaktuara nga ERE. Gjithashtu në të njëjtin dokument duhet të përcaktohet që “Përfitimi i i kompensimit nuk përjashton mundësinë e klientit për ta kërkuar në rrugë gjyqësore”.

Mirëpo masa e dëmit që duhet t’u paguhet klientëve është shumë modeste ( 200 lekë) në krahasim me dëmin që mund të krijojë mungesa e energjisë.

/monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0