Tamponë falas për shqiptarët që udhëtojnë drejt Italisë

Tamponë falas për shqiptarët që udhëtojnë drejt Italisë

Tamponë falas

Të gjithë qytetarëve që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, në aeroport do t’u kryhet tamponi falas për COVID-19 nga autoritetet italiane.

Në pritje të përgjigjes së testit, ata do të jenë të detyruar të karantinohen për 48 orë në banesën e tyre, pasi të kenë deklaruar të dhënat personale në një formular të posaçëm. Më pas, nëse personi rezulton i infektuar, ai duhet të karantinohet për 14 ditë; nëse rezulton i painfektuar lejohet të dalë nga karantina.

Lexoni: Rregullat e reja për udhëtimet drejt Greqisë

Ky rregull i ri parashikohet në dekretin e fundit të qeverisë italiane, publikuar nga ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Gjithashtu, kjo masë nënkupton një ndryshim nga rregulli i mëparshëm, ku shtetasit shqiptarë ishin të detyruar të karantinoheshin për dy javë pasi kalonin kufirin italian.

Sipas dekretit, nevojitet paraqitja e testit negativ ndaj COVID-19 vetëm për qytetarët e Maltës, Spanjës, Greqisë, Kroacisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0