Tableti që do të zëvendësojë letrën - Business Magazine Albania

Tableti që do të zëvendësojë letrën


Letra si material na sjell shumë të mira materiale. Ka vite që na shërben, përdoret për shumë produkte me rëndësi dhe ka kosto të vogël. Por dhe ky produkt kaq i “përkryer” ka të metat e tij: letra mund të griset lehtë, është e rëndë dhe kërkon hapësirë të konsiderueshme. Kompania reMarkable mendon që ka ardhur koha që letra të “dalë në pension” dhe të zëvendësohet nga “letra-tablet”.

Pajisja reMarkable është një tablet që funksionon me teknologjinë E ink (Electronic ink që do të thotë bojë elektronike). Kjo pajisje mund të përdoret si bllok shënimesh i zakonshëm, ose thënë më mirë si disa blloqe shënimesh të ndryshme, por me përfitimin që do të “peshojnë” shumë herë më pak dhe nuk do dëmtojmë nënën natyrë. Kompania reMarkable po përdor teknologjinë “ultra high friction” e cila do përdorë disa materiale të cilat do t’u japin përdoruesve ndjesinë e të shkruajturit në letër të vërtetë.

Por, edhe pse në pamje të parë duket si teknologji shumë ndihmëse, ajo do jetë shumë minimaliste në shërbimet që do të ofrojë. Në këtë tablet do mund të ruhen vetëm dokumente PDF, e-books si dhe dokumete të thjeshta që do përdoren si faqe për të shkruajtur apo për të bërë skica të ndryshme. Kompania ka treguar kujdes dhe për përmasat e tabletit, duke i bërë të ngjashme me ato të një letre tradicionale, në mënyrë që përdoruesi të ndihet sa më rehat me këtë produkt.

Kjo tentativë, përveçse është e para e këtij lloji për të zëvendësuar letrën, duket dhe një nga më të mirat në çështjet e mjedisit deri më tani. Dhe si shpesh herë, i mbetet përdoruesit final të vendosë nëse kjo teknologji do ketë sukses dhe nëse do arrijë ta “nxjerrë në pension” letrën dhe bashkë me të blloqet dhe fletoret e panumërta të shënimeve.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0