SUPREME, marka falso puljeze, e legalizuar - Business Magazine Albania

SUPREME, marka falso puljeze, e legalizuar


   

Një histori që nëse do të kishte ndodhur në SHBA, mund të ishtë bërë film për gjenialitetin amerikan, që në fakt, është verifikuar në Itali, siç tregohet në shërbimet gazetareske për përplasje të rëndësishme, e ka rrezik të duket si një komedi e tipit Vanzina.

SUPREME është një markë, pronë e një shoqërie amerikane e quajtur “Chapter 4”: e krijuar

në vitin 1994, në SHBA, duke u bërë kështu simbol i një identiteti të një gjenerate e kulture

e lidhur fillimisht me botën e skateboarding, së pari në Amerikë dhe më vonë në të gjithë

botën (o gati në të gjithë botën), falë edhe prezantuesve të saj VIP,  si Lou Reed, Michael Jordan, Lady Gaga dhe me bashkepunime me marka prestigjoze si Luis Vuitton.

Nga ana grafike, marka nuk ka ndonjë veçanti. Bëhet fjalë për një diçiturë me karakter normal të vogël me ngjyrë të bardhë, e vendosur në një sipërfaqe drejtëkëndore me ngjyrë të kuqe.

Rreth dhjetë vite më parë, një sipërmarrës i sektorit të veshjeve nga Bisceglie, Michele Di Pierro, vë re marken SUPREME në SHBA dhe shikon se ajo është e panjohur për publikun, e vendos të bëjë disa modifikime grafike dhe e depoziton për mbrojtje në Itali dhe San Marino, në emër të një shoqërie me seli në Britani të Madhe, me emërtimin International Brand Firm shpk (IBF), e cila e jep në licencë kompanisë italiane Trade Direct shpk.

Pas kësaj, dalin në treg produktet e para (bluza dhe publovra), me çmime më të ulëta se ato të linjës amerikane, por më të larta se mesataret.

Marka pëlqehet. Madje edhe produktet, e disa artistëve VIP, ose të ngjashëm, fillojnë t’i veshin produktet e markës SUPREME, “Made in Puglia”, e fillojnë të qarkullojnë në gjithë Italinë e më pas në qendrat tregtare nëpër Europë.

Shumë shpejt kompania “Chapter 4” e vë re fenomenin dhe përpiqet ta sistemojë çeshtjen, duke e akuzuar kompanine IBF dhe Trade direct për proçedime ndaluese, e duke kundërshtuar falsifikimin e markës së tyre dhe konkurrencën e pandershme nga shoqëria Di Pierro, e cila në të njëjtën kohë depoziton markën e saj në gati 70 vende.

Si fillim, gjykatat italiane u japin të drejtë krijuesve origjinalë të markës SUPREME, duke e pranuar kërkesën për konkurrencën e pandershme, nga zyra ligjore  IBF dhe duke bllokuar shitjet e sekuestruar në të gjithë vendin, veshjet e kësaj marke.

Më vonë regjistrohen edhe vendime të një tipi tjetër, për shembull: në Spanjë (ku Gjykata dekreton faktin se marka amerikane lokalisht nuk ka asnjë shenjë dalluese dhe marka  “SUPREME”  mund të depozitohet nga çdokush. E më vonë në nivel Komuniteti Europian në kompleksitetin e saj: EUIPO (Zyra Evropiane për Pronësinë Intelektuale), në datë 25 Prill 2018, refuzon kërkesën për regjistrim të markës së paraqitur nga kompania Chapter 4 ( si pasojë e ankesave të paraqitura nga palët e tjera), ku konsumatori i mesëm në gjuhët angleze dhe rumune i jep kësaj shenje një kuptim “cilësi maksimale”, kufizim që në thelb është pamundësi për të regjistruar këtë lloj marke.

Këshilltarët e Di Pierros sjellin si provë në Zyrën e Markave dhe Gjykatat, faktin që në sektorin e veshjeve ekzistojnë 511 marka me emrin “SUPREME”, e bëjnë pyetjen e thjeshtë: “Do t’i bllokoni të gjitha?!

Për raste si kjo e mësipërmja, përdoret emërtimi “legal fake”, një koncept që duhet të përshkruajë sjelljen e një subjekti, që përpara pronarit të një marke, në një territor ku ai nuk e ka regjistruar, të tjerë depozitojnë markën me të njëjtin emër.

Me një sjellje parazitare, subjekte të tilla veprojnë sikur të ishin pronarët e ligjshëm të markës origjinale. Duke rezultuar në sytë shpesh të pavetëdijshëm për publikun, konsumatorët, shitësit dhe shpërndarësit, e duke krijuar një biznes paralel me atë origjinal, të karakterizuar nga strategji të ngjashme të marketingut.

Kontradikta në fjalë është ende në zhvillim e sipër dhe nuk konsiderohet e përfunduar. Konfliktet e hapura janë të ndryshme. Deklaratat janë kontradiktore dhe janë subjekt i apelimeve dhe kundërshtimeve. Ndërkohë, ndërsa në Itali, kompania “Chaper 4” investon në fushta marketing me VIPA të tillë si reperi Fedez dhe gruaja e tij blogere-influencer Chiara Ferragni,  kompania IBF ka filluar një bashkëpunim me kompaninë Samsung dhe në Itali, duke filluar nga Puglia, lindin edhe marka të tjera “Suprem”, imitime të kopjeve të rreme.

Përveç tërheqjes së interesit të medias në një fenomen në rritje, sepse ka të bëjë edhe me markat e tjera me karakteristika të ngjashme me ato të SUPREME, historia duhet të na bëjë të reflektojmë mbi rëndësinë e besimit të planifikimit të kujdesshëm me zgjedhjen e markës sonë të veçantë dhe një strategji të përshtatshme të mbrojtjes së njëjtë për konsulentët e specializuar në fushën e Pronësisë Industriale dhe Intelektuale, të aftë për të ofruar ndihmë të plotë, nga faza fillestare e kërkimit, në fazën e depozitimit, me atë të mbrojtjes pasuese ndaj palëve të treta.

Burimi: www.giambrocono.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0