Super makina e re e McLaren e projektuar për të mposhtur Ferrarin - Business Magazine Albania

Super makina e re e McLaren e projektuar për të mposhtur Ferrarin


Në botën e garave sportive, dy janë rivalët më të mëdhenj Ferrari VS McLaren.

Gjatë viteve, figura legjendare si Ayrton Senna, Alain Prost, Michael Schumacher, James Hunt, Niki Lauda dhe Mika Hakkinen kanë zhvilluar garat më luftarake në Formula 1 për këto dy ekipe të fuqishme.

super-makina-e-re-e-mclaren-e-projektuar-per-te-mposhtur-ferrarin-businessmag

Ditën e martë, McLaren lançoi arritjen e tij më të fundit – super makinën 720S. E prezantuar në Geneva Motor Show 2017, 720S është anëtari më i ri i McLaren në treg dhe detyra e tij në jetë është të mposhti Ferrarin.

McLaren 720S është një mrekulli e teknologjisë së lartë. Pamja e saj futuriste plotësohet me aerodinamikën e avancuar, teknologjinë e fundit të fërkimit dhe materialeve të karbonit-fibër.
720S është një makinë e mrekullueshme edhe pse është modeli i parë i brezit të dytë. Për ne është një hap përpara në shumë drejtime,” tha së fundmi CEO i McLaren Mike Flewitt.

Njihuni më nga afër me super makinën sportive McLaren 720S:

super-makina-e-re-e-mclaren-e-projektuar-per-te-mposhtur-ferrarin-businessmag

/BusinessInsider

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0