Në botën e garave sportive, dy janë rivalët më të mëdhenj Ferrari VS McLaren.
Gjatë viteve, figura legjendare si Ayrton Senna, Alain Prost, Michael Schumacher, James Hunt, Niki Lauda dhe Mika Hakkinen kanë zhvilluar garat më luftarake në Formula 1 për këto dy ekipe të fuqishme.
Ditën e martë, McLaren lançoi arritjen e tij më të fundit – super makinën 720S. E prezantuar në Geneva Motor Show 2017, 720S është anëtari më i ri i McLaren në treg dhe detyra e tij në jetë është të mposhti Ferrarin.
McLaren 720S është një mrekulli e teknologjisë së lartë. Pamja e saj futuriste plotësohet me aerodinamikën e avancuar, teknologjinë e fundit të fërkimit dhe materialeve të karbonit-fibër.
“720S është një makinë e mrekullueshme edhe pse është modeli i parë i brezit të dytë. Për ne është një hap përpara në shumë drejtime,” tha së fundmi CEO i McLaren Mike Flewitt.
Njihuni më nga afër me super makinën sportive McLaren 720S:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.