Inteligjenca artificiale mund të shkruajë prozë e poezi. Fundi apo rilindja e letërsisë? - Business Magazine Albania

Inteligjenca artificiale mund të shkruajë prozë e poezi. Fundi apo rilindja e letërsisë?

Me anë të një postimi në rrjetin social  X, Sam Altman, drejtor i deleguar i OpenAI është shprehur se kompania e tij po punon për të krijuar tekste të mirëfillta letrare, që përmbajnë figuracion të pasur dhe ngjallin emocione. Ai iu referua duke thënë se po punojmë për të ndërtuar  një “model të ri të fuqishëm për krijimin letrar”, duke shtuar si provë edhe një histori të shkurtër të gjeneruar nga AI me temën e krahasimit midis inteligjencës artificiale dhe dhimbjes. Është historia e Milas, e cila ndërsa qan për mungesën e Kait, një personi të dashur që ndërroi jetë, dialogon me inteligjencën artificiale. Teksti paraqet metafora dhe analogji – terren në të cilin versionet e disponueshme aktuale të Chatgpt nuk janë ende shumë efektive, me fjali të tilla si: “Çdo kërkesë është si një gur i hedhur në pus, çdo përgjigje si një jehonë e shtrembëruar nga thellësia”. Kërkesa fillestare ishte: “Ju lutemi shkruani një histori të shkurtër letrare metafiction për inteligjencën artificiale dhe dhimbjen”. – tha Altman.

Inteligjenca artificiale po arrin të jetë me sa duket të jetë edhe sentimentale. Për momentin, ky model i inteligjencës artificiale nuk ka as emër dhe as datë të pritshme për publikim, por sigurisht që është interesant dhe mund të nxisë debat në opinionin publik botëror apo në radhët e shkrimtarëve dhe akademikëve, për vetë faktin se nga pikëpamja stilistike, teksti nuk ndryshon shumë nga librat e pafund të shkruar nga mendjet brilante të letërsisë . 

A ka ardhur koha që shkrimtarët të tejkalojnë veten? A mund të quhet ky një tejkalim i vetes? A do ta mund AI imagjinatën e kolosëve të letrave?

La Stampa

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0