Super Ekspres Mail, shërbimi më i ri i Postës Shqiptare

Super Ekspres Mail, shërbimi më i ri i Postës Shqiptare


Që prej datës 1 Shtator 2018, Posta Shqiptare ka hedhur në treg shërbimin e ri ekspres për jashtë vendit, të quajtur Super Ekspres Mail (SEM).

Ky do të jetë shërbimi më i shpejtë për jashtë vendit i ofruar ndonjëherë nga Posta Shqiptare, në bashkëpunim me kompani postare, të cilat zënë një pjesë të rëndësishme të tregjeve botërore.

Afati i shpërndarjes së objekteve në destinacion është 24 orë nga momenti i daljes së objektit nga Shqipëria, për objektet me destinacion Europën dhe 48 orë për vendet e tjera të botës si: Amerikë, Kanada, Azi, etj.

Shërbimi i ri synon përmirësimin e ndjeshëm të performancës së postës ekspres për jashtë vendit.

Shërbimi SEM, si vlerë të shtuar të tij ka edhe shërbimin e sigurimit të përmbajtjes, i cili i mundëson klientëve të Postës Shqiptare që kundrejt një pagese ekstra prej 500 lekë në tarifën e objektit postar që dërgohet, të dëmshpërblehen me shumën fikse prej 400 USD në rast humbje të objektit postar.

Shërbimi fillimisht do të ofrohet në çdo zyrë postare qendër qyteti, për t’u zgjeruar më pas në të gjithë zyrat postare ku ofrohet shërbim postar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0