Sundar Pichai sapo u bë miliarder për herë të parë! - Business Magazine Albania

Sundar Pichai sapo u bë miliarder për herë të parë!

Ky CEO i Big Tech sapo u bë miliarder për herë të parë

Sundar Pichai, CEO i Google-it, 53 vjeç, i cili drejton këtë gjigant teknologjik prej gati një dekade, është tani zyrtarisht miliarder. Sipas Bloomberg Billionaires Index, pasuria e Pichai-t ka arritur në 1.1 miliardë dollarë, një arritje e rrallë për një CEO që nuk është bashkëthemelues i kompanisë.

Rritja e pasurisë së tij lidhet ngushtë me suksesin e kompanisë mëmë të Google-it, Alphabet, e cila ka shtuar mbi 1 trilion dollarë në vlerë tregu dhe ka sjellë 120% kthim për investitorët që nga fillimi i vitit 2023, sipas Bloomberg. Në industrinë e teknologjisë, arritja e statusit miliarder nga një CEO jo-themelues është e pazakontë. Ndryshe nga figura si Jensen Huang i Nvidia-s apo Mark Zuckerberg i Meta-s, të cilët u pasuruan falë aksioneve të mëdha si themelues, Pichai iu bashkua Google-it si një punonjës i ri në vitin 2004. Ai kishte përfunduar studimet në Stanford University në fushën e Inxhinierisë së Materialeve dhe Shkencave të Aplikuara, më pas fitoi një MBA në Wharton School of Business në University of Pennsylvania në vitin 2002 dhe punoi për një periudhë të shkurtër në firmën e konsulencës McKinsey & Co.

Lexo edhe: Si ta përballosh një krizë imazhi: Skandali në koncertin e Coldplay shndërrohet në sukses për kompaninë

Në Google, Pichai filloi si drejtues i menaxhimit të produkteve dhe zhvillimit. Gjatë viteve në kompani, ai udhëhoqi zhvillimin e produkteve kyçe si Google Chrome, duke u ngjitur gradualisht në hierarki. Në gusht 2015, ai u emërua CEO i Google-it dhe në dhjetor 2019, CEO i Alphabet-it. Aktualisht, Pichai zotëron 0.02% të aksioneve të Alphabet, që vlerësohen rreth 440 milionë dollarë, ndërsa pjesa tjetër e pasurisë së tij ndodhet në para cash, sipas Bloomberg. Në dhjetë vitet e fundit, ai ka shitur më shumë se 650 milionë dollarë në aksione të Alphabet-it. Raporti i fitimeve të Alphabet-it për tremujorin e dytë, i publikuar të mërkurën, tregoi për një rritje të fortë. Të ardhurat neto të kompanisë arritën në 28.2 miliardë dollarë, një rritje prej gati 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu, të ardhurat e përgjithshme të Alphabet për këtë periudhë arritën në 96.43 miliardë dollarë, duke tejkaluar parashikimet e analistëve që ishin 94 miliardë dollarë, dhe duke shënuar një rritje vjetore prej 14%. “Kemi pasur një tremujor të jashtëzakonshëm, me rritje të fortë në të gjitha segmentet e kompanisë,” deklaroi Pichai në raportin e fitimeve. Ai shtoi se Alphabet do të rrisë investimet në inteligjencën artificiale nga 75 miliardë në 85 miliardë dollarë, për shkak të kërkesës në rritje për produktet Cloud të kompanisë. Aksionet e Alphabet janë rritur me afro 2% këtë vit, ndërsa kompania renditet si e pesta më e madhe në botë, me një vlerë tregu prej 2.34 trilionë dollarësh.

entrepreneuer

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0