Sulmi kibernetik në Ukrainë: Kievi fajëson Rusinë  - Business Magazine Albania

Sulmi kibernetik në Ukrainë: Kievi fajëson Rusinë 

Qeveria ukrainase ka akuzuar Rusinë se qëndron pas sulmit kibernetik të së premtes ndaj dhjetëra faqeve zyrtare të internetit.

Rreth 70 faqe qeveritare u mbyllën përkohësisht, në sulmin më të madh të ndodhur në katër vite në Ukrainë. Një mesazh që paralajmëronte ukrainasit të “përgatiteshin për më të keqen”  u shfaq pak para se faqet të mbylleshin. SHBA dhe NATO dënuan sulmin dhe i kanë ofruar mbështetje Ukrainës. Rusia nuk ka komentuar për këtë ngjarje.

Ekspertët në ministrinë e informacionit të Ukrainës publikuan një plan se si u përhap lajmi për sulmin, duke theksuar se mediat ruse e raportuan atë përpara mediave ukrainase. Ata pretendojnë se sulmet ishin një përgjigje e asaj që ata e quajtën dështimin e Rusisë në bisedimet e saj të fundit me NATO-n mbi Ukrainën.

Ukraina ndodhet nën një presion të madh nga fqinji i saj, me një grumbullim prej rreth 100,000 trupash ruse pranë kufijve të saj. Shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës thotë se vitin e kaluar “neutralizoi” 1200 sulme kibernetike ose incidente në vetëm nëntë muaj.

Lexo edhe: Forumi Ekonomik Botëror zbulon se 95% e sulmeve kibernetike shkaktohen prej gabimeve njerëzore

NATO tha se së shpejti do të nënshkruajë një marrëveshje me Ukrainën për bashkëpunimin e zgjeruar kibernetik, i cili do t’i japë asaj akses në platformën e shkëmbimit të informacionit të malware të aleancës. Shtëpia e Bardhë thotë se do t’i ofrojë Ukrainës çdo mbështetje që i nevojitet për t’u rikuperuar nga sulmi.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0