Suksesi qe mund të ketë kombinimi i vaksinave anti-Covid - Business Magazine Albania

Suksesi qe mund të ketë kombinimi i vaksinave anti-Covid

Përballë një ndryshimi drastik për miratimin e AstraZeneca, variantet e  reja të koronavirusit dhe kufizimeve në furnizim, shumë njerëz po pyesin nëse mund të të kombinojnë 2 vaksina të  COVID-19. Kjo do të thotë, për shembull, të marrësh dozën e parë të AstraZeneca dhe dozën  e dytë të Pfizer. Ndërsa shumë studime janë ende në shqyrtim, kohët e fundit janë publikuar të dhënat nga provat e kombinimit të dy vaksinave në Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Këto të dhëna janë shumë premtuese dhe sugjerojnë që kombinimi i dy dozave të ndryshme mund të jetë më efektiv se sa nga dy doza të një vaksine të vetme. Ndërsa rregullatori i barnave në Australi, Administrata e Mallrave Terapeutike (TGA), nuk ka miratuar ende një kombinim të dy vaksinave, disa vende tashmë po e bëjnë këtë.

Cili është përfitimi i kombinimit të dy vaksinave?

Nëse vaksinat anti-COVID-19 mund të  kombinohen, kjo do të rrisë shumë fleksibilitetin. Qasja në një program fleksibël të imunizimit na lejon të ecim përpara përballë kufizimeve globale të furnizimit. Nëse ka një mungesë të një vaksine, në vend që të ndalohet i gjithë programi i vaksinimit për të pritur furnizimin, programi mund të vazhdojë me një vaksinë tjetër, pavarësisht se cila ka qenë doza e parë.

Nëse një vaksinë është më pak efektive se një tjetër kundër një varianti të caktuar,  kombinimi i dozave mund të sigurojë që njerëzit që kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës me efektivitet më të ulët, mund të marrin një përforcues me një vaksinë që është më efektive kundër variantit.

Disa vende në Europë tani po këshillojnë të rinjtë që të përdorin këtë qasje dhe të marrin dozën e dytë  të një vaksine mARN, siç është Pfizer. Gjermania, Franca, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka janë midis atyre që  këshillojnë kombinimin  e dozave.

Disa vende tashmë po përdorin kombinimin e vaksinave duke ndjekur rekomandimet në lidhje me vaksinën AstraZeneca për shkak të një efekti anësor shumë të rrallë të mpiksjes së gjakut.

A është e sigurt?

Në një studim rreth kombinimit të vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar të botuar në Lancet në maj, 830 të rritur mbi 50 vjeç kishin  marrë dozën e parë të Pfizer ose AstraZeneca, më pas dozën e dytë të një vaksine tjetër.

Sipas studimit, njerëzit që morën doza të kombinuara kishin më shumë të ngjarë të shfaqnin simptoma të lehta deri të moderuara nga doza e dytë e vaksinës që përfshinin të dridhura, lodhje, ethe, dhimbje koke, dhimbje kyçesh, dhimbje muskujsh dhe dhimbje në vendin e injeksionit.

Një studim tjetër i ngjashëm në Spanjë zbuloi se efektet anësore ishin të lehta ose të moderuara dhe zgjasnin deri në dy  tre ditë dhe ishin të ngjashme me efektet anësore nga marrja e dy dozave të së njëjtës vaksinë.

Studimi spanjoll zbuloi se njerëzit kishin nivel më të lartë të antitrupave 14 ditë pasi morën Pfizer, pas një dozë fillestare të AstraZeneca. Antitrupat ishin në gjendje të njohin dhe inaktivizojnë koronavirusin në testet laboratorike. Kjo përgjigje ndaj Pfizer duket se është më e fortë se përgjigjja pas marrjes së dy dozave të vaksinës AstraZeneca. Përgjigja imune pas vaksinimit me Pfizer dhe më pas  AstraZeneca nuk dihet ende, por Britania e Madhe pritet ti ketë në dispozicion rezultatet së shpejti.

Nuk ka ende të dhëna se sa efektiv mund të jetë kombinimi i dozave në parandalimin e COVID-19. Por ka të ngjarë që të funksionojnë mirë pasi përgjigja imune është e ngjashme, ose edhe më e mirë, krahasuar me studimet që përdorin të njëjtën vaksinë si në dozën e parë edhe të dytën.

A mund të jetë kjo një mënyrë për të ndihmuar Australinë?

Në Australi,  shumica e personave dëshirojnë të vaksinohen me Pfizer dhe jo me AstraZeneca. Vonesat në procesin e vaksinimit kanë qenë gjithashtu për shkak të shqetësimeve në lidhje me sindromën shumë të rrallë por serioze të mpiksjes së gjakut pas dozës së parë të AstraZeneca, si dhe ndryshimit të kufizimeve të moshës në lidhje me atë se kush mund ta marrë këtë vaksinë. Kjo shkaktoi pasiguri dhe bëri që disa të rinj në disa vende të Europës që kishin marrë tashmë një dozë të parë të refuzonin  dozën e dytë.

Rezultatet nga këto studime  mbështesin mundësinë e vaksinimit të njerëzve që kanë marrë dozën e parë të AstraZeneca, me një përforcues tjetër, nëse do të jetë nevoja. Ndërkohë janë duke u zhvilluar studime të mëtejshme për të vlerësuar kombinimin e vaksinave të Moderna dhe Novavax.

The Conversation

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0