Suapr.com: Epoka e re e të mësuarit përmes Inteligjencës Artificiale mbërrin në Shqipëri - Business Magazine Albania

Suapr.com: Epoka e re e të mësuarit përmes Inteligjencës Artificiale mbërrin në Shqipëri

Suapr.com: Epoka e re e të mësuarit përmes Inteligjencës Artificiale mbërrin në Shqipëri

Në një hap të rëndësishëm për arsimin në Shqipëri, Suapr. u lançua zyrtarisht më 25 Mars 2023 nga Geart Ferhati.
Brenda 12 orëve të para pas lançimit, platforma inovative arsimore Suapr.com, regjistroi mbi 14,000 kërkesa (requests), duke theksuar nevojën e lartë dhe ndikimin e menjëhershëm të këtij shërbimi revolucionar në arsimin shqiptar.

Geart Ferhati, Themeluesi i Suapr.com dhe njëkohësisht nxënës në gjimnazin “Sami Frasheri”, Tiranë, shprehet se: “Me Suapr, ne synojmë të ofrojmë nje mënyrë të re në mësim-nxënie, duke përdorur mjetet e ofruara nga AI. Për ne, është më shumë se thjesht një platformë; është një revolucion në ofrimin e arsimit cilësor dhe të personalizuar për çdo nxënës.
Po punojmë me përkushtim për të zhvilluar teknologjitë e reja AI që mundësojnë krijimin e avatarëve të personalizuar nga fotografitë në kohë reale, testet e gjeneruara nga SuaprAI dhe Chatbot ndihmues për çdo problematikë. Opsionet më të avancuara Suapr Plus dhe Suapr Premium do të jenë gati në fund të këtij viti shkollor.”

 

Suapr.com është platforma e parë në Shqipëri dhe Europë e cila integron teknologjine AI në arsim. Kjo e bën Shqipërinë pararojë të zhvillimeve teknologjike jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.
Suapr ofron një spektër të gjerë të mjeteve dhe burimeve arsimore, të personalizuara për të përmbushur nevojat dhe stilin e mësimit të çdo nxënësi. Në zemrën e qasjes së Suapr është metodologjia e saj e orientuar nga zgjidhjet, duke ofruar shpjegime të plota dhe të detajuara për çdo ushtrim, duke bërë mësimin më interaktiv dhe tërheqës përmes shpjegimeve me zë dhe avatarëve të personalizuar.

Suapr është i thjeshtë për t’u përdorur, duke u lejuar nxënësve të navigojnë me lehtësi midis lëndëve të ndryshme dhe materialeve mësimore, përfshirë mësimet video, ushtrimet e zgjidhura, shënimet dhe testet. Me një “bibliotekë” të pasur prej mbi 2000 ushtrimesh të zgjidhura në lëndë kyçe si Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji, të gjitha të verifikuara për cilësinë nga mësues me mbi 25 vjet përvojë, Suapr siguron kuptimin e plotë dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve për nxënësit.

Lexo edhe: Geart Ferhati, 15-vjeçari sjell revolucion në gjimnazet shqiptare përmes “I-vote.al”

Përtej thjesht zgjidhjes së ushtrimeve, Suapr prezanton SuaprAI, një veçori të avancuar që ndihmon në shkrimin e eseve, duke e bërë një proces të shpejtë dhe efikas. Së bashku me Suapr Buddy, një asistent zanor dhe mik virtual, Suapr përmirëson përvojën e mësimit dhe ofron shpjegime të dëgjueshme dhe mësime interaktive përmes një avatari simpatik.

Ndërsa Suapr nis këtë udhëtim për të përmirësuar suksesin akademik dhe profesional të të rinjve shqiptarë, ne ftojmë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme që të integrojnë Suapr në rutinën e tyre të mësimit të përditshëm. Përjetoni të ardhmen e arsimit dhe bëhuni pjesë e një komuniteti që vlerëson inovacionin, cilësinë dhe suksesin.

Për më shumë informacion rreth Suapr, vizitoni https://suapr.com

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0