Studiuesit: Fermat diellore mund të dyfishojnë popullatën e bletëve - Business Magazine Albania

Studiuesit: Fermat diellore mund të dyfishojnë popullatën e bletëve

Një studim i publikuar në revistën Global Change Biology tregon se fermat diellore, nëse menaxhohen mirë, mund të ofrojnë habitat të vlefshëm për bletët bumbuçare, të cilat janë thelbësore për ekosistemet dhe bujqësinë.

Bletët bumbuçare luajnë rol jetik në pllenimin e bimëve të egra dhe kulturave bujqësore, duke ndihmuar në ruajtjen e habitateve natyrore. Megjithatë, popullatat e tyre në Evropë janë në rënie të vazhdueshme për shkak të ndryshimeve klimatike dhe humbjes së habitateve. Një analizë e mëparshme në ‘Nature’ (2023) parashikoi se midis 38% dhe 76% të specieve evropiane të klasifikuara si “me rrezik të ulët” do të humbasin të paktën 30% të territorit të përshtatshëm deri në vitet 2061–2080. Sipas organizatës ‘Bumblebee Conservation Trust’,viti 2024 ishte më i keqi për bletët bumbuçare në Britani.

Fermat diellore si “strehë e fshehtë”

Studimi i ri është i pari që shqyrton rolin e fermave diellore në ruajtjen e biodiversitetit në të ardhmen. Studiuesit analizuan 1,042 ferma diellore funksionale në Britaninë e Madhe, duke ndërtuar një model të detajuar për të simuluar sjelljen e bletëve gjatë kërkimit të ushqimit dhe zhvillimit të popullatave.

Sipas Dr. Hollie Blaydes nga Universiteti i Lancasterit, autorja kryesore e studimit, rezultatet tregojnë se numri i bletëve bumbuçare në këto ferma mund të dyfishohet nëse ato menaxhohen për biodiversitet. Lulëzimi i bimëve të egra brenda fermave ofronte burim të pasur ushqimi në krahasim me sipërfaqet e mbuluara me bar.

Lexo edhe: Xheni Vata: Si u kthye nevoja për ujin e pastër në një vizion sipërmarrës!

Megjithatë, studiuesit theksojnë se efekti pozitiv i fermave diellore kufizohet brenda territorit të tyre dhe se ndryshimet më të mëdha ndodhin në mjediset përreth. Për këtë arsye, ata sugjerojnë një planifikim strategjik për lidhjen e habitateve të bletëve në shkallë më të gjerë.

“Fermat diellore mund të shërbejnë si strehë për bletët bumbuçare sot dhe në të ardhmen, duke zbutur humbjen e habitateve, nëse menaxhohen mirë,” tha Blaydes. “Por ato nuk mund të kompensojnë të gjitha efektet e ndryshimeve të ardhshme të përdorimit të tokës.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0